Home / Bota / Izraeli nuk ngopet, do të konfiskojë një pjesë të parave të qeverisë palestineze

Izraeli nuk ngopet, do të konfiskojë një pjesë të parave të qeverisë palestineze

Ministri i Financave i Izraelit, Moshe Kahlon, ka njoftuar se ka marrë vendim për të konfiskuar një pjesë të taksës e cila mblidhet nga vendi i tij në emër të administratës palestineze.

Sipas lajmit të gazetës Israel Hayom, ministri Kahlon ka vendosur të konfiskojë nga taksa që vendi i tij ka mbledhur në emër të administratës palestineze pjesën e shumës që i paguhet familjes së palestinezit për të cilin pretendohet se të dielën e kaluar ka vrarë duke e goditur me thikë një shtetas izraelit në venbanimin hebre Gush Etzion në afërsi të Betlehemit.

Kahlon ka marrë vendimin për konfiskimin e një pjese të taksës pasi qeveria palestineze i ka paguar një shumë parash dhe ka pretenduar se do të japë pagë çdo muaj në të ardhmen familjes së Halil Cebbarin, i cili pretendohet se ka tentuar të qëllojë me thikë. Ministri izraelit po ashtu ka apeluar që të kërkohen edhe rrugë të tjera për të kufizuar aktivitetet ekonomike të familjes Cebbarin.

Ndër të tjera Kahlon ka bërë të ditur se ky vendim është një reagim i ashpër dhe në të njëjtën kohë porosit se palestinezët do të humbasin paratë e tyre dy herë.

Kujtojmë se deri më tani nuk është zbatuar vendimi për konfiskimin e pagave që paguhen për familjet e të burgosurve dhe dëshmorëve palestinezë, vendim ky i cili u miratua rreth 3 muaj më parë në parlamentin izraelit. Për zbatimin e ligjit pritet që forcat e sigurisë së Izraelit të paraqesin një raport të detajuar në lidhje me shumën e parave që qeveria palestineze i paguan personave që kryejnë sulme dhe familjeve të tyre.

Projektligji i cili parashikon ndërprerjen e pagesave që kryhet për familjet e të burgosurve dhe dëshmorëve palestinezë nga taksat palestineze u ligjërua pas votimit të dytë dhe të tretë më 2 korrik në parlamentin izraelit, i cili u pranua me 87 vota “po” dhe 15 “jo”.

Në përputhje me Protokollin Ekonomik të Parisit, të nënshkruar në vitin 1994 mes Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), qeveria izraelite derdh në thesarin e Palestinës 2 miliardë dollarë në vit të cilat i mbledh në emër të palestinezëve nga pikat kufitare që ka nën kontroll.

Ndërsa qeveria palestineze nga këto taksa u jep në mënyrë simbolike pagë familjeve të dëshmorëve dhe për të burgosurit në burgjet izraelite. Me ligjin në fjalë synohet të ndërpritet nga këto taksa afërsisht një pjesë prej 300 milionë dollarë.

Burimi: AA

Check Also

Shkencëtarët thojnë se njerëzit e parë kanë pas pamje të ngjashme me atë të majmunit,por ja cka thotë Kurani Famëlarte

Shkencëtarët thojnë se njerëzit e parë kanë pas pamje të ngjashme me atë të majmunit …