Home / Analiza / Islamofobi Naser Aliu kërkon luftë me shqiptarët muslimanë

Islamofobi Naser Aliu kërkon luftë me shqiptarët muslimanë

“Islami jonë është europian!” H. Thaçi, gazetës austriake

Nuk ka islam europian në Europë, por ka islam shqiptar, boshnjak, turk, rom dhe goran në Ballkan. Më vonë Europës i është shtuar edhe islami i emigrantëve nga vende të ndryshme të Lindjes. Islamin tonë tolerant, po e shkatërron rryma radikale salafiste! Atë që  Ti quan “europian”, ka zënë vendin e parë me terroristë të rekrutuar për Siri. Radikalizmi islamik në trojet shqiptare është vepër dhe pasojë e salafizmit publik.

Ti thua se islami jonë është europian, por klerikët europianë, janë ekskomunikuar në Bashkësinë Islame të Kosovës dhe atë drejton, njeriu, i cili në kundërshtim me version zyrtar të historisë shqiptare, sipas dëshirës së Erdoganit, ndoshta edhe Tëndes, shpall sulltan Muratin çlirimtar dhe hero! Pa qenë historian, pa pasë studiuar kurrë historinë!

Shqiptari mysliman, nuk shpall hero pushtuesin, Kryetar! Shqiptari mysliman çmon Europën dhe SHBA-të, ke të drejtë, kur thua se janë shumicë, por pakica agresive mjafton për ta rrënuar një shtet. Ajo pakicë, sot, bën të flitet për Kosovën jashtë! Ajo pakicë, sot, po shkatërron imazhin! Edhe UÇK ishte pakicë. Kudo në botë lufton pakica e gatshme për vetëflijim dhe sjell ndryshime të mëdha! Shumica përjeton një dramë tjetër, një traumatizim kolektiv, ose për shembull, gjysma dëbohet në Bllacë dhe Kukës!

Hoxha shqiptar nuk martohet me kushërirën, nuk predikon martesën me mbesa, sepse respekton nderin, traditën autoktone, salafistët e rekomandojnë pa u skuqur!

Hoxha shqiptar nuk shan historinë shqiptare, salafistët dhe udbashët, po!

Hoxha shqiptar, nuk shan heronjtë shqiptarë, apo personalitetet shqiptare, pse nuk ishin myslimanë, salafistët dhe udbashët, po!

Hoxha shqiptar nuk rekrutonte shqiptarë për Siri, salafistët e kanë bërë dhe sot nxisin urrejtje kundër feve tjera!

Hoxha shqiptar nuk predikon urrejtjen kundër personaliteteve shqiptare të besimit katolik, bektashi, ose ortodoks, domethënë nuk përgatit luftë fetare mes shqiptarëve, salafistët dhe udbashët, po!

Hoxha shqiptar nuk bën propagandë kundër Perëndimit, salafistët dhe udbashët, po!

Hoxha shqiptar nuk predikon urrejtjen kundër kombit të vet, salfistë na quajnë me përbuzje “autobus!”

Hoxha shqiptar punon për kombin, jo kundër kombit, salafistët bëjnë propagandë antikombëtare nëpër xhami!

Hoxha shqiptar nuk gjykon historinë e stërgjyshërve të vet, salafistët, po!

Hoxha shqiptar nuk shan gratë shqiptare me “kurva”, pse shkojnë në pushime, salafistët, po!

Hoxha shqiptar nuk nxit rrahjen e grave me bisht sëpate, salafisti, po!

Hoxha shqiptar predikon religjion, moral, nuk merret me histori, me politikë, me astronomi, me medicinë, me antropologji, psikologji, neurologji dhe me shkencat për të cilat nuk është kompetent, salafistët, po!

Ti mund ta gënjesh veten Kryetar. Ambasadat janë aty, Perëndimi është në Kosovë dhe është duke parë mirë se çfarë po ndodh. Dashuria ndaj Europës mund të përkthehet dhe kuptohet edhe si nevojë e madhe materiale, nga mjerimi ekonomik, por jo si dashuri ndaj vlerave europiane! Këto vlera nuk i doni pikë së pari ju në politikë dhe sundoni, manipuloni, mashtroni, vidhni kombin dhe ekonominë e tij. Ju pasuroheni duke vjedhur, salafistët dhe udbashët duke i shërbyer Serbisë apo ndonjë vendi tjetër!

Salafistët po përpiqen të rrënojnë të kaluarën, ju, politikanët, po shembni të tashmen, dhe së bashku me ta, po shkatërroni të ardhmen e kombit shqiptar dhe jeni bërë kobi i zi i tij! Po bashkëjetoni në mënyrë të përkryer dhe as nuk kritikoheni në mes vete! Kështu, me simetri, rehabilituat Serbinë!

Hashim, deri në vitin 2004 shqiptari në Perëndim trajtohej me empati, gati-gati si hebrenjtë, që nga ajo ditë, kur turma ndezi kisha, imazhi jonë pësoi një rënie dramatike. Jo nga dashuria ndaj serbeve, por sepse vepruam mu si serbet që kishin djegur xhami dhe, sepse ishin ushtarë të krishterë, ata që po mbronin Kosovën, nga fundamentalizmi nacional-ortodoks serb! E ku jemi sot? Para një jave Hashim revista Spiegel shkroise njerëzit ”me emrin mysliman dhe përkatësi shqiptare”, janë më të diskriminuasrit në tregun e punës në Gjermani! Merre me mend çfarë rrotullimi në theqafje!

Ti sheh çdo ditë, se identiteti shqiptar luftohet me argumente serbe. Lexo së paku studimet e Bardhyl Mahmutit, bashkëluftëtarit tënd dhe pyete veten pak, pse ata njerëz shërbehen me racizmin serb, me klishe serbe për ta luftuar kombin shqiptar!

Perëndimi ka respektuar shqiptarët, i ka ndihmuar, deri kur u bëtë vullnetarisht vasalë dhe, identiteti shqiptar, nuk mbrohet në mënyrë zyrtare, por iu hapën dyert e dritaret udbashëve të djeshëm dhe bijve të tyre të sotshëm. Këtë nuk do ta kishte lejuar asnjë shtet europian! Ata udbashë, janë të ashpër, vulgarë, agresivë,  financiarisht të fortë, të pa kompromis, këmbëngulës në misionin kundër çdo gjëje shqiptare. Tashmë jo nga jashtë, por nga brenda! Në gjuhën shqipe, jo serbe, por me paragjykime të përkthyera nga serbishtja. Nëpër media publike shqiptare! Dhe, nuk është çudi pse u ndërsyen me aq vrazhdësi para shpalljes së pavarësisë dhe pse tani para përfundimit të marrëveshjes!  Ai që paguan kërkon rezultate, Kryetar! Një pyetje krejtësisht diskrete: Sa agjent të Serbisë ka arrestuar Shërbimi i Inteligjencës së Kosovës? Nëse asnjë, atëherë duhet shformuar. Nuk na duhet, dëmton vetëm buxhetin!

Hashim, u desh të lexohen memoaret e Mulla Sulës, për t’u bindur për metodat dhe për të parë faktet, se kush janë njerëzit, që veprojnë për Shërbimet Sekrerte sllave, serbe dhe maqedonase! Asnjë vend në botë, nuk do të lejonte të bëhej ashtu poçavër e kaluara dhe e tashmja e kombit, siç po duron në mënyrë stoike politika shqiptare! Ju po lejoni shkatërrimin e sedrës individuale dhe kolektive!

Madje, Edi Cullaku, i kërcënohet BE-së, se nëse nuk hapen negociatat, do t’i bashkohet dikujt tjetër. Thua se Europa brengoset dhe bëhet xheloze! Thua se është kryeministër i një tufë bagëtie dhe ai vendoska, se ku do të integrohet Shqipëria! Ai mund të vendosë, ku do të kërkoj nesër azil, po jo kujt do t’i bashkëngjitet populli shqiptar! Orientimi shqiptar dihet. Këtë duhet ta dijë edhe ai!

Ne kemi gjakuar lirinë jo vetëm si popull, por kemi ëndërruar edhe lirinë për politikanët tanë. Lirinë për të marrë vendime vet! Lirinë për të ndërtuar politika nacionale vet dhe nuk kemi besuar, se kemi aq shumë zvarritës vullnetarë! Arsyen e dini ju, por një ditë do ta marrim vesh edhe ne. Mund të jenë para të vjedhura të transferuara në Turqi, prandaj edhe Edi Cullaku, ka rënë aq thellë në dashuri të zjarrtë, obsesive me despotin.

Merre me mend zoti Kryetar, një klerik gjerman apo një profesor gjerman, i cili pohon se pushtimi rus, ishte çlirim! Ji i bindur se do të humbte të drejtën në arsim, ose të drejtën e predikimit. Nuk mund të jetojë një njeri nga takstat e popullit, që ai përbuz dhe urren! Nuk mund të jetë mësues i tyre, nuk mund të jetë klerik i tyre, sepse ai urren edhe ata të cilëve u predikon apo të cilëve u mban ligjërata! Ai dëshiron t’i ndryshojë ata! Te ne pikërisht ata promovohen dhe kanë shumë ftesa nëpër platforma të ndryshme mediatike. Duke i lutur, ejani, ejani na shani!! Ejani, na përbuzni! Ejani dhe na i quani gratë kurva, na tregoni  si t’ i rrahim dhe si të martohemi me anëtarë të familjes!

Ti nuk e donë Europën Hashim! As Edi Luchavaja, jo! Dashuria ndaj Europës tregohet me shtetin ligjor. Në Gjermani Hashim, nëse një grua shahet me kurvë, paguhet 1900 euro gjobë. Te ne prokuroria nuk ka kohë! Për kërcënim, shantazh, shpifje, racizëm, nxitje të urrejtjes, njeriu burgoset, nuk i lejohet të ushtrojë detyrën e klerikut, as të mësimdhënësit! Shteti nuk paguan njerëz, që përpiqen të shkatërrojnë rendin publik! Në Kosovë dhe Shqipëri, po! Dje, Kryetar, në Gjermani u bastisën 29 banesa dhe u arrestuan po aq veta për nxitje të urrejtjes në mediat sociale, për antisemitizëm, për ofendime dhe për shantazhe! Në Kosovë dhe Shqipëri, njerëz të tillë nderohen me debate publike!

Ti refuzon Europën dhe ke ndërtuar shtet tribal, ku kërcënimet bëhen publikisht, ku sharjet bëhen publikisht, ku shantazhet bëhen publikisht, ku nxitja e urrejtjes bëhet publikisht, gjersa prokuroria jote kalon kohën në facebook, ose sorollatet nëpër kafene e qytetit. Nëse ndonjë prej tyre jo, atëherë gjyqtarët shfajësojnë edhe kriminelët!

Araba Xharra u rrah dhe u kërcënua qindra herë, por nuk u arrestua askush! Çdo njeri që shkruan kundër radikalizmit, por linçohet publikisht! Tani Edi Cullaku paska zbuluar edhe turkofobinë. Pra, nëse refuzojmë krenarinë osmane, jemi edhe turkofobë! Nëse kritikojmë radikalizmin, jemi islamofobë!

Dashuria ndaj Europës nuk tregohet me përralla, që nuk i beson njeri, por me fakte. Faktet tua janë për keqardhje! Ke ndërtuar shtet fisnor Hashim dhe, nxënësit shqiptarë, edhe sikur të mos shkonin fare në shkollë, do të zinin vendin e fundit, siç e zënë duke shkuar çdo ditë! Duke paguar arsimtarë!

Ju paguani mësues e profesorë për të zënë vendin e fundit, ju paguani klerikë për të shkatërruar ardhmërinë e rinisë me radikalizëm. Populli po ju paguan juve si politikanë, për t’ ia hequr dheun nën këmbë!

Edhe një zoti kryetar, askush  nuk është kundër miqësisë me Turqinë e Erdoganit, por ajo pjesë e popullsisë me të cilën ju krenoheni si europiane, nuk pajtohet me përzirjen e Turqisë në identitetin tonë, me rimodelimin e shqiptarit, me perestrojkë turke, me shndërrimin e shqiptar në armik me fqinjët, në armik të vetvetes, duke u krenuar me vezirë si Rrahman Morina, që kanë sunduar, gjersa shqiptari nuk kishte as të drejtën e gjuhës!  Nuk po sulmojnë identitetin tonë as ata që ndihmuan UÇK-ën për ta çliruar vendin dhe për të fituar pavarësinë.

Me riosmanizimin e jetës publike, ndjeni tani ftohtësinë si për vizat, ashtu edhe për negociata! Distancën e përjetojmë edhe ne në Perëndim! Europa nuk dëshiron brenda vetes një Iran apo Turqi të vogël! Ajo i beson ligjeve të veta, lirive dhe të drejtave të njeriut, jo krenarisë osmane! E vërtetë se ke popull që ka simpati të madhe ndaj Europës dhe Perëndimit, por BIK mund ta udhëhiqte profesor Xhabir Hamiti. Ai përfaqëson islamin shqiptar që ti e quan europian, jo Naim Tërnava, i cili ka nënshkruar se do të “punojë për kthimin kulturor të Perandorisë Osmane!”

Nëse Marie Antoinettes Bonmot pyet pse populli ngre krye për bukë e nuk hanë torta, ju i thoni, kini durim se për Bajram ju falim mish dhe imamët tuaj, i ftojmë nëpër iftare rrugëve të Kosovës. Dhe, çdo kilogram mishi që jua falim, ju fotografojmë për t’i treguar botës fytyrat tuaja të mjera, para mishit dhe pas mishit, të qeshurat. Paratë me të cilat blini mishin për ta dhe shtroni iftare, i merrni po nga ai popull fytyrëngrysur.

Ata po mashtrojnë nga pozita e njerëzve të zotit, ju nga pozita e hajnave të dreqit! Një ditë do të kuptosh, se atë kontribut që ke dhënë për t’ u çliruar vendi, e ke dëmtuar rëndë me shtetin tallava pas luftës. Mospezullimi i vizave nuk është faj i popullit, por pasojë e paaftësisë së politikanëve! Nejse, urime Bajramin e Madh Hashim! Jo vetëm ty, por të gjithë shqiptarëve, që refuzojnë  çdo lloj ekstremizmi!

Check Also

SHBA ka vrarë gjysmë milion njerëz dhe ka shpenzuar 6 trilion $ në luftë që nga 9/11 – Raport

Pas sulmeve terroriste te 11 shtatorit, SHBA ka shpenzuar mbi 5.9 trilionë dollarë për luftërat …