Home / Bota / Ikrime Sabri: “Marrëveshja e Shekullit” e Presidentit Trump është një komplot

Ikrime Sabri: “Marrëveshja e Shekullit” e Presidentit Trump është një komplot

Kreu i Delegacionit të Lartë Islamik i Jerusalemit dhe ligjëruesi i Xhamisë Al-Aksa, Ikrime Sabri gjatë hutbes së xhumasë tërhoqi vëmendjen në përçarjen që po jetohet në botën islame dhe tha se Izraeli me këtë rast arriti të

Në hutben e lexuar në namazin e xhumasë në Xhaminë Al-Aksa në Jerusalem u vë theksi se “Marrëveshja e Shekullit” e përgatitur nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e që përkrahet nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli dhe e cila ka për qëllim hedhjen e themeleve të procesit të paqes mes Palestinës dhe Izraelit, është një komplot.

Kreu i Delegacionit të Lartë Islam i Jerusalemit dhe ligjëruesi i Xhamisë Al-Aksa, Ikrime Sabri gjatë hutbes së xhumasë tërhoqi vëmendjen në përçarjen që po jetohet në botën islame dhe theksoi se Izraeli me këtë rast arriti të forcojë sovranitetin e tij ndaj Jerusalemit.

Duke e vënë në dukje se plani i “Marrëveshjes së Shekullit” i Presidentit të ShBA-së, Donald Trump i projektuar për ti dhënë fund problemit izraelito-palestinez, është një komplot, Sheik Sabri tha: “Ndërkohë që vendet e mëdha, vendet imperialiste bashkohen kundër myslimanëve nën petkun e ‘luftës kundër terrorit’, vendet islame ende grinden mes vete”.

Sheik Sabri tërhoqi vëmendjen se disa vende arabe përkrahin projektet e “vendeve imperialiste” dhe vijoi me këto fjalë: “Ja kryqtarët po kthehen përsëri. Ku je o Selahaddin? Ku je komandanti Baybars? Ku je Sulltan Mehmet Ngadhënjimtari?”.

Ai gjithashtu vuri në dukje planet që bëhen mbi Kompleksin Al-Aksa dhe paralajmëroi se Izraeli bën planifikon për të ndarë përkohësisht dhe në mënyrë hapësinore Kompleksin Al-Aksa./ trt

Check Also

Video: Kjo është infermierja Palestineze Razan al-Najjar. Ajo ishte 21 vjeç. Sot ajo u …

Kjo është infermierja Palestineze Razan al-Najjar. Ajo ishte 21 vjeç. Sot ajo u qëllua dhe …