Home / Shendeti / I braktisur nga të gjithë dhe “në botën tjetër”, Ritvan Zykaj nuk thotë asnjë fjalë

I braktisur nga të gjithë dhe “në botën tjetër”, Ritvan Zykaj nuk thotë asnjë fjalë

I qetë, i ftohtë dhe i përhumbur është shfaqur në dyert e gjykatës së Vlorës autori i masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj.

24-vjeçari nuk artikuloi asnjë fjalë, duke mos u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe duke mos shfaqur asnjë pendëse për aktin makabër.

Zykaj është braktisur nga të gjithë dhe është i vetëm në sallën e gjyqit, ndërkohë asnjë avokat nuk e merr përsipër.

Ritvan Zykaj vrau me kallashnikov disa ditë më parë tetë kushërinjtë e tij për motive të dobëta. Menjëherë pas kryerjes së krimit, 24-vjeçari u largua nga vendngjarja për t’u kapur nga policia 12 orë pas kryerjes së krimit.

Check Also

Pse Gruevski zgjodhi Hungarinë për azil dhe miqësia e tij me Orban

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán është i lidhur me miqësi me ish-homologun maqedonas, Nikola Gruevski. Arratisja …