Home / Feja / Hallall i qoftë! Dr. Shefqa i thyen rekordet mediale, ndërsa Islamofobët po pëlacasin

Hallall i qoftë! Dr. Shefqa i thyen rekordet mediale, ndërsa Islamofobët po pëlacasin

Emisioni Zona B me të ftuar hoxhën Shefqet Krasniqi ka thyer rekorde online me shikueshmërinë e tij. Derisa ne po shkuajmë këtë lajm, ajo video ka arritur 100 mijë klikime edhe kjo po shkon duke u rritur. Vetëm përmes Facebook Live, emisionin e kanë parë 12 mijë njerëz online në të njëjtën kohë. E kjo sigurisht është një ndër emisionet më të ndjekur të hoxhës nga Prishtina, Dr. Shefqet Krasniqi.
Ai publikisht denencojë portalet si GazetaExpress dhe GazetaBlic, që për çudi asnjëra nuk ka bërë lajm për fjalët e Krasniqit që janë shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale. Ndërsa gazetari Duriqi, administrator i portalit Insajder, vazhdon me avazin e vjetër të qenurit një muslimanofob dhe islamofob, që veten prapë e deklaron musliman!

I kujtojmë lexueseve dhe të gjithë atyre që e ndjekin portalin tonë KohaIslame, se Shefqet Krasniqi është një ndër njerëzit më të ndjekur në mediat shqiptare. Klikimet në emisionet e tija janë shumë të larta për shumë vite me radhë. Ai së fundi u rikthye në Xhaminë e Madhe në rolin e ligjëruesit në Ditën e Mërkurë dhe me të vërtetë Xhamia e Madhe ishte përplotë me besimtarë musliman, që donin ta shihnin dhe dëgjonin live doktorin e tyre të zemrave.

Islamofobët do të përpiqen gjithnjë të bëjnë video që do fusin muslimanët në dyshime, do të tallen me fenë e tyre, ngase ata kanë mohuar Zotin e për njeriun fare se kanë problem.

Por ky Islam, me vërtetësinë e tij, urtësinë, diturinë, botëkuptimin, vlerat që përmban do të jetë pjesë e pandashme e kësaj shoqërie shqiptare, pa marrë parasysh thirrjeve dhe presioneve.
Këta gazetarë dhe njerëz të këtij vendi, duhet të ndihen krenar kur njerëzit shkojnë e i mblidhen një dijetari e duhet ta promovojnë këtë gjë, duke e bërë model për shoqërinë. Por realisht ajo që ndodh është e kundërta, promovohen njerëzit pa vlera që i thërrasin të rinjtë të u shkojnë mbrapa.

Miliona herë është më mirë që njerëzit të shkojnë mbrapa të diturit, se sa njerëzve që nuk kanë dituri e bile thërrasin në devijime si alkool, drogë e prostitucion.

Check Also

Video: Mbajtja e gishtit ne Et-Tehijat – ️ Dr .Shefqet Krasniqi

Mbajtja e gishtit ne Et-Tehijat – ☝️ Dr .Shefqet Krasniqi