Home / Feja / Gurët e tëmthit, llojet dhe shenjat lajmëruese

Gurët e tëmthit, llojet dhe shenjat lajmëruese

Nga mjekja Rozana Aleksi

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët. Lëngu, i quajtur bile (lëngu i tëmthit) ndihmon në tretjen e yndyrave të ushqimit. Bila (lëngu i tëmthit) prodhohet në mëlçi, pastaj depozitohet në fshikëzën e tëmthit derisa trupit t’i nevojitet për tretjen e yndyrave. Në këtë kohe guret ne temthfshikëza bën kontraksione të cilat shtyjnë bilen në një tub të quajtur duktusi biliar i përbashkët prej te cilit bila kalon në zorrën e hollë duke ndihmuar në tretjen e ushqimeve.

Bila përmban ujë, kolesterol, yndyra, kripëra biliare, proteina dhe bilirubinë. Kripërat biliare shpërbëjnë yndyrnat, ndërsa bilirubina i jep feçeve (jashtëqitjes) ngjyrën e verdhë. Në qoftë se lëngjet biliare përmbajnë shumë kolesterol, kripëra biliare ose bilirubine, në situata të caktuara formohen gurët.

Kemi dy tipe gurësh në tëmth:

Gurë kolesteroli dhe gurë pigmenti.
Gurët e kolesterolit zakonisht janë me ngjyrë të verdhë në jeshile dhe përbëhen kryesisht nga kolesterol i ngurtësuar. 80% e gurëve të tëmthit janë të kësaj natyre.
Gurët e pigmentit janë të vegjël, me ngjyre të errët, të përbërë nga bilirubina.

Gurët e tëmthit mund të jenë sa kokrrizat e rërës deri në madhësinë e topit të golfit. Fshikëza e tëmthit mund të formojë një gurë të vetëm të madh, qindra gurë të vegjël ose çdo kombinim të mundshëm të tyre. Gurët mund të bllokojnë rrjedhjen normale të biles (lëngut të tëmthit) nëse ato vendosen në ndonjë nga duktuset prej nga rrjedh bila nga mëlçia në zorrën e hollë.

Bila ngelet në këto duktuse duke shkaktuar infeksion të fshikëzës së tëmthit, të vetë duktusit dhe rrallë të mëlçisë. Duktus tjetër që derdhet në duktusin biliar hepatik është dhe duktusi pankreatik, i cili nxjerr enzimat tretëse pankreatike prej pankreasit. Nëse gurët bllokojnë daljen e këtij duktusi, enzimat tretëse pankreatike ngelin në pankreas duke shkaktuar inflamacion shumë të dhimbshëm të quajtur pankreatik nga gurët e tëmthit. Nëse ndonjëri prej këtyre duktuesve qëndron i bllokuar për një kohë të caktuar, dëmtime të mëdha ose fatale apo infeksioni mund të prekin fshikëzën e tëmthit, mëlçinë ose pankreasin.

Shenjat lajmëruese të kësaj situate serioze janë:
– temperaturë e lartë,
– zverdhja e lëkurës dhe dhimbje të qëndrueshme/shendeti+

Check Also

Gül: Islamofobia paraqet shkelje të të drejtave të njeriut dhe krim nga urrejtja

Kryetarja e Këshillit Këshillimor të Grave të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI) Esra Albayrak deklaroi …