Në fabrikën e vet Azemine Kukaj-Kajoshi ka punësuar 13 gra dhe 6 burra.
Azemine Kukaj-Kajoshi është drejtoreshë e fabrikës së këpucëve “Go Long” në Drenas. Ajo thotë se e ka hapur këtë fabrikë me qëllim që të punësojë gratë të cilat janë të papuna.
Kukaj-Kajoshi që bart mbulesën, thotë se të gjitha gratë në Kosovë e kanë të vështirë punësimin.
Në fabrikën e vet ajo ka punësuar 13 gra dhe 6 burra.
Kajoshi ka thënë për Evropa e Lirë se hapja e kësaj fabrike do të ndihmojë gratë dhe vajzat të cilat nuk kanë mundësi materiale për shkollim.
Në Kosovë vetëm 12 për qind e grave janë të punësuara.
Gruaja me shami punëson femrat që nuk mund të shkollohen
Në Drenas gjendet fabrika e këpucëve “Go Long”. Në këtë fabrikë punojnë 13 gra dhe 6 burra. Drejtoresha e kësaj fabrike, Azemine Kukaj-Kajoshi e cila bart mbulesën, thotë se vështirësitë dhe mundësitë e punësimit të grave me mbulesë janë të shumta.
Posted by Jo në emrin tim on 13.02.2018