Home / Bota / Gjermania respekton rezultatin e zgjedhjeve në Turqi

Gjermania respekton rezultatin e zgjedhjeve në Turqi

Gjermania ka deklaruar se i respekton rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që u mbajtën në 24 qershor në Turqi.

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Wlater Steinmeier e mori në telefon Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe i uroi fitoren në zgjedhjet e të dielës. Në këtë bisedë telefonike Presidenti gjerman përmendi një vizitë të mundshme të nivelit të lartë për të përshpejtuar lidhjet e ndërsjellta.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas tha se duhet pranuar çdo vendim që ka marrë zgjedhësi turk dhe se i respektojnë rezultatet.

Në një deklaratë që bëri në Luksemburg, Maas tha se zgjedhjet në Turqi i kanë ndjekur me interes për shkak të marrëdhënieve që ka Gjermania me Turqinë dhe numrit të madh të qytetarëve me origjinë turke që jetojnë në vendin e tij.

“Ne duhet të pranojmë çdo rezultat që ka dalë nga zgjedhja që ka bërë votuesi turk dhe duhet ta respektojmë këtë”,- u shpreh Maas duke shtuar se janë kuriozë të shikojnë se çfarë do të sjellë ky rezultat, kur të jetë mbyllur dhe vlerësuar procesi zgjedhor dhe kur të mandatuarit e rinj të fillojnë nga puna.

Gjithashtu Maas shprehu dëshirën për marrëdhënie më të mira Gjermani-Turqi dhe Turqi-Bashkimi Evropian.

Një telefonatë urimi Presidenti Erdoan ka marrë edhe nga Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras./ trt

Check Also

Korçë: U përzënë nga fëmijët, myftinia e merr në kujdesje çiftin e të moshuarve

Rasti i një çifti të moshuarish të pëzënë nga shtëpia prej djalit të tyre, ngjarje …