Home / Bota / Forcat Ajrore izraelite sulmojnë kufirin lindor të Rripit të Gazës

Forcat Ajrore izraelite sulmojnë kufirin lindor të Rripit të Gazës

Forcat Ajrore të Izraelit ndërmorën një sulm ajror ndaj kufirit lindor të Rripit të Gazës.

Avioni i Forcave Ajrore të Izraelit ndërmori një sulm ndaj fushave bujqësore në lagjen Zejtun ku ndodheshin grupet që lëshonin “balona djegëse” të fryra me gaz heliumi në drejtim të territoreve izraelite.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës ende nuk bëri ndonjë deklaratë në lidhje me të vrarë apo të plagosur në këtë sulm, ndërkaq as nga ushtria izraelite nuk u bë ndonjë prononcim në lidhje me çështjen.

Bëhet e ditur se brenda qeverisë së Izraelit jetohen mosmarrëveshje në lidhje me qëndrimin që do të merret ndaj personave që lëshojnë balona djegëse në drejtim të territoreve izraelite./ trt

Check Also

Duro sepse pas tij fshihen te gjithe te mirat

Durimi eshte nje kala e fortifikuar, te cilen nuk mund ta rrenoje asnje ushtri dhe …