Home / Feja / Erdogan: Turqia ka zhvilluar luftën më efikase kundër DAESH-it

Erdogan: Turqia ka zhvilluar luftën më efikase kundër DAESH-it

Erdogan: Turqia ka zhvilluar luftën më efikase kundër DAESH-it

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se Turqia ka zhvilluar luftën më efikase kundër organizatës terroriste DAESH.

I ndodhur për një vizitë zyrtare në Angli, Presidenti Erdogan iu drejtua të pranishmëve në një mbledhje të organizuar në institucionin e mendimit (think tank) “Chatham House” në Londër.

Erdogan theksoi se shoqëria ndërkombëtare nuk gjeti gjuhë të përbashkët në luftën kundër terrorizmit, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Turqia ka zhvilluar luftë më efikase kundër DAESH-it. Ne kemi dëbuar 6 mijë e 200 persona të dyshuar për lidhje me organizatat terroriste. Ata që dalin kundër luftës tonë ndaj organizatës separatiste terroriste PKK/PYD-YPG. E cila përpiqet të formojë korridor të terrorit përgjatë kufirit, gjoja janë aleatë, janë vendet kundër terrorit”.

Duke e vënë në dukje se Turqia është vendi më i sinqertë për sa i përket tërësisë territoriale të Sirisë, kreu i shtetit turk tha: “Rruga e vetme për kthimin e 3,5 milionë refugjatëve sirianë në shtëpitë e tyre është që ky vend të jetë i sigurt”.

Erdogan shtoi se në çështjen e luftës kundër terrorit presin përkrahjen e të gjitha vendeve. Përfshirë edhe të Anglisë.

“Ndërkohë që ne jemi duke u orvatur me kriza në rajonin tonë, në Perëndim është duke u zhvilluar një proces i rrezikshëm. Njerëzit në zemër të Evropës po tjetërsohen për shkak të besimit të tyre”. Bëri të ditur Erdogan.

Ai shtoi se Turqia është duke e ndjekur një politikë të jashtme ndërmarrëse dhe të ndërgjegjshme, ndërsa tha se “Turqia radhitet në krye të vendeve në çështjen e ndihmave humanitare. Nëse krahasohet me të ardhurat kombëtare Turqia ndodhet në krye të vendeve që japin më së shumti ndihma. Jemi vendi më bujarë në botë”.

Check Also

Njerëzit religjioz janë më rezistent ndaj depresionit

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit të cilët thonë se janë religjioz janë më pak të …