Home / amerika / Erdogan dhe Trump konfimojnë vendosmërinë e tyre për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Erdogan dhe Trump konfimojnë vendosmërinë e tyre për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump.

Sipas deklaratës së bërë nga zyra për informim e Presidencës thuhet se gjatë bisedës u disktua në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, luftën kundër terrorit, çështjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi dhe zhvillimet e fundit në Siri.

Të dy liderët gjatë bisedës prekën edhe në procesin e gjykimit të pastorit amerikan, Andrew Brunson, i cili u lirua ditë më parë pasi ishte i ndaluar për një kohë në Turqi.

Ndërkohë që gjatë bisedës u vë theksi në vendosmërinë e normalizimit dhe zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve në çdo fushë, u bë fjalë edhe për luftën kundër terrorizmit përfshirë edhe organizatën terroriste gyleniste, FETO.

Të dy liderët tërhoqën vëmendjen në rëndësinë e fillimit sa më shpejtë të zbatimit të udhërrëfyesit për Menbixhin, mbi të cilin të dy vendet arritën në marrëveshje në qershor, ndërsa u vu theksi edhe në rëndësinë që ka marrëveshja e Idlibit e arritur mes Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator.

Erdogan dhe Trump gjithashtu u dakorduan për zbardhjen e plotë të çështjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i cili vdiq më 2 tetor pasi kishte hyrë në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

Check Also

Video: Arshi i Allahut dhe 7 qiejt All-Llahu Ekber #shperndajeni

Arshi i Allahut dhe 7 qiejt 😱😱 All-Llahu Ekber #shperndajeni