Home / Bota / Ekonomia botërore në prag të luftës tregtare

Ekonomia botërore në prag të luftës tregtare

SHBA-ja njoftoi të enjten taksat e reja doganore duke prekur veçanërisht aleatët e saj, të cilët kanë filluar të kundërpërgjigjen duke e drejtuar ekonominë botërore në prag të luftës tregtare, pikërisht në momentin e takimit të G7-s në Kanada.

Këto tarifa doganore shtesë prej 25% për importet e çelikut dhe 10% për ato të aluminit të importuar nga Bashkimi Europian si dhe nga Kanadaja dhe Meksika kanë hyrë sot zyrtarisht në fuqi.

Duke dhënë një goditje më të ashpër kundër aleatëve të saj, në emër të sigurisë kombëtare, SHBA-ja ngjalli indinjatë dhe keqkuptime brenda Partisë Republikane të presidentit amerikan, Donald Trump.

“Vendimi prek aleatët e SHBA-së ndërkohë që ne duhet të punojmë me ata për të na ndihmuar për praktikat tregtare të padrejta të vendeve si Kina”, theksoi presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan.

Otava ka qenë një prej partnerëve të parë që është përgjigjur konkretisht duke njoftuar taksa mbi 16,6 miliardë dollarë kanadezë (12,8 miliardë dollarë) prodhime amerikane.

– “Një gabim” –

Duke i cilësuar këto taksa si të papranueshme, kryeministri kanadez, Justin Trudeau theksoi se ato ishin një fyerje për partneritetin ekzistues të sigurisë mes Kanadasë dhe SHBA-së dhe një fyerje për mijëra kanadezë që kanë luftuar dhe kanë humbur jetën përkrah vëllezërve të tyre të ushtrisë kanadeze.

Trump është kundërpërgjigjur në një komunikatë ku ka theksuar qartë për Trudeau se SHBA-ja do të pranonte vetëm një marrëveshje të drejtëm ndryshe nuk do të ketë marrëveshje.

“Nuk mund të kuptojmë, se ne, aleatët e SHBA-së, mund të goditemi nga tarifat amerikane”, theksoi ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire.

“Ky vendim është një gabim dhe është i paligjshëm”, theksoi presidenti francez, Emmanuel Macron për presidentin amerikan gjatë një bisede telefonike.

“Nacionalizmi ekonomik është lufta”, ishte shprehur në këtë bisedë presidenti francez.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel kishte theksuar se një ky ishte një përshkallëzim që do të dobësonte të gjithë botën.

“SHBA-ja nuk na ka lënë zgjedhje tjetër përveç paraqitjes së këtij konflikti para OBT-së (Organizata Botërore e Tregtisë) dhe vendosjes së tarifave doganore shtesë për prodhimet që vijnë nga SHBA-ja”, reagoi presidenti i Komisionit Europian. Jean-Claude Juncker.

“Ne kemi pasur diskutime me Komisionin Europian edhe ndonëse kemi bërë progrese, nuk kemi arritur deri në pikën ku do të kishte qenë e justifikuar si zgjatja e përjashtimit të përkohshëm ashtu dhe një përjashtim i përhershëm”, theksoi sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross.

– Jo diskutime nën presion –

“Kam takuar këtë mëngjes, Wilbur Ross dhe i kam bërë të qartë se vendet e Bashkimit Europian nuk do të pranojnë kurrë të negociojnë nën presion”, nënvizoi Bruno Le Maire.

Në Berlin, qeveria gjermane premtoi përveç të tjerave se tashmë përgjigjja për Amerikën do të ishte Europa e Bashkuar.

Partnerja e tretë e Alenas, Kanadaja, që është mikëpritëse deri të shtunën e G7-s së Financave, synon të përfitojë nga ky takim i ministrave të Financave për të bindur administratën Trump të rishikojë vendimin. /ATSH

Check Also

O besimtarë, jepni nga ajo me çka ne ju furnizojmë juve

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa …