Home / Shëndetësi / Egjipt, gjykata shpall burgim të përjetshëm për Jusuf Kardavin

Egjipt, gjykata shpall burgim të përjetshëm për Jusuf Kardavin

Gjykata ushtarake e Egjiptit ka shqiptuar dënim me burg të përjetshëm për 17 persona, shtatë prej të cilëve në mungesë, në mesin e të cilëve gjendet edhe kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë Jusuf el-Kardavi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara nga burime gjyqsore, Gjykata Penale Ushtarake në veri të Kajros vendimin e ka shqiptuar në gjykimin ndaj 17 personave në lidhje me “atentatin ndaj kolonelit Vail Tahun në vitin 2015 në Kajro”, prej të cilëve Kardavi dhe gjashtë të tjerë janë gjykuar në mungesë.
Në gjykim, Kardavi është ngarkuar me akuzat “nxitje në krim, vrasje, përhapje lajmesh të pavërteta dhe dëmtim të pronës publike”.
Ndërkaq, gjykata ka vendosur për lirimin e 26 personave, në mesin e të cilëve gjenden katër anëtarë të Vëllazërisë Muslimane.
Vendimi mund të ankimohet. Sipas ligjeve të Egjiptit, vendimet gjyqsore mund të ankimohen në afat prej 60 ditësh.

Check Also

Forcat Ajrore izraelite sulmojnë kufirin lindor të Rripit të Gazës

Forcat Ajrore të Izraelit ndërmorën një sulm ajror ndaj kufirit lindor të Rripit të Gazës. …