Home / Feja / Duro sepse pas tij fshihen te gjithe te mirat

Duro sepse pas tij fshihen te gjithe te mirat

Durimi eshte nje kala e fortifikuar, te cilen nuk mund ta rrenoje asnje ushtri dhe nuk mund ta mposhte asnje armik. Durimi eshte xhenet i blinduar, te cilin nuk mund ta godasin shigjetat e helmuara, ndaj me te, identifikohet vetem fisniku.

Durimi eshte luftetar kunder dekurajimit, perandor kunder deshtimit, perballues i sfidave te renda, mbulues i plages dhe mundesi frymemarrjeje ne ajer te paster.

Durimi shtohet e nuk pakesohet, as nuk mbaron dot. Ai eshte burim i kulluar, shok qe nuk merzitet. Thyerja e shpirtit sherohet vetem me durim. Ai eshte zbutes i brengave, fashites i anktheve dhe ngushellues i krizave.

Kur ti ke durim, nuk te tremb numri i armiqve dhe te keqiat e tyre.. Radhiten njera pas tjetres veshtiresite, kurse ti te gjitha i mirepret duke buzeqeshur, perplasesh me trishtimet e kohes dhe te mbetet gjalleria ne fytyre.

Ziliqaret dhe fyesit grumbullohen rreth te plagosurit dhe te derrmuarit, por kur ai afer ka durimin, i sheh se si re te zeza i largohen.

Ate dite kur prane vetes nuk ke te aferm qe te inkurajoje, as nje shok qe te te pergezoje, as mik qe ti dhimbsesh fill pas kesaj shfaqet durimi dhe i sfidon te gjithe ata.Flet me gjuhen  e gjithsecilit prej tyre, zevendeson miqte dhe te afermit.

Durimi i bukur nuk ankohet kurre, fytyra e tij e pashme nuk ndyhet me tradhtim kurre, as kurora nuk i bie nga koka per shkak te zemerates.

Durimi i bukur eshte qetesues i caktimit, rehatues i sprovave, prag i shpetimit, sihariq i shperblimit. Durimi ndodh te mos jete i bukur kur i zoti i tij nuk e fsheh ankesen, nuk paraqet gezim ne asnje bisede, as nuk e braktis me tej kercenimin. Durimi jo i bukur eshte barre, ngrirje me kosto te larte, kurse durimi i bukur eshte bartesi i sproves me heshtje, i takon tragjedite me qetesi, e mirepret tronditjen me pajtim, pa zhurme dhe pa klithma.

Kush deshiron te lexoje fletoren e krijesave te Zotit qe nga krijimi i botes, do te shohe dergje te derdhuna lume, lot qe pikojne, te vrare dhe te izoluar qe renkojne, te permbytur dhe te munduar qe rrokullisen, te grimcuar dhe te djegur, shtete te shkaterruara, mbreteri te poshteruara, pallate te rrenuara, ushtri te humbura, kopshte te thara, keshtjella te zbrazura!

“A po e ndien ndonjerin prej tyre, a po e degjon zerin e ulët te tyre?”(Kur`an, Merjem: 98)

Durimi eshte nga imani ashtu sikurse eshte koka nga trupi. Kush nuk ka koke, nuk ka as trup, e kush nuk ka durim, nuk ka as iman (te plotesuar).

Nje poeti iu dogj zemra nga vdekja e shtate bijave te tij pernjehere, iu ngulen shtate thika vrastare pas shpine, por ai perseri iu kthye durimit. Durimi eshte rezistent dhe kembengules, sfidues dhe ngacmues per dushmanet, motivues per pajtim me te caktuaren dhe moskundershtim ndaj asaj qe eshte shkruar, mosmohim ndaj Ngadhenjimtarit te Urte, Allahut te Gjithedashurit.

Gjate nenshtrimit ndaj Allahut patjeter duhet te jete i pranishem durimi, ne menyre qe adhurimi dhe respekti ndaj Tij te jene te kompletuar dhe te paraqiten ne menyren me te mire. Durimi e perfeksionon kryerjen e adhurimit, e shenjteron vertetesine e tij, e manifeston natyren origjinale te vepres. Ne mungese te durimit, trupi mbetet pa shpirt, korniza pa pikture dhe fjalet pa ndonje domethenie, qe si rrjedhoje privohen nga vemendja.

Gjynaheve nuk u rezistohet ndryshe pos me durim, qe te mos ligeshtohet uni dhe dridhet zemra. Me durim gjynahu nuk gjen dot rruge per t’u futur ne zemer, por kthehet andej nga erdhi, e humb betejen shejtani i mallkuar e pikellohet Iblisi kokeforte. Por, kur te mos jete durimi i fresket, uni bie ne mocalet e mekateve, shpirti humb prej tyre dhe zemra peson disfate!

Sprova perballet vetem me durim, qe te lehtesohet barra kryesore, ndersa ne mungese te durimit sprova behet vete e dyta, fatkeqesi me vete.

Ne mungese te durimit, dridhet shpirti me nje dridhje te forte, brenda qenies alarmi i panikut piskat e pyet: -Valle c`eshte kjo?!

Kush e kalon sproven me durim, e kap shperblimin, i rritet imani, i zgjerohet gjoksi. Diten qe durimi lufton me sproven, humbjet kthehen ne fitore, hidherimet ne gezime.

Kush e deshiron jeten pa durim, e ka deshiruar pa natyren e saj thelbesore dhe nuk e ka pare ate ne formen e vet origjinale. Nje i tille eshte iluzionist dhe idealist, eshte arratisur nga zgjimi ne gjume e nga zhgjendrra ne endrra.

I mashtruar!

Kush ka durimin me vete, le t’i lere njerezit menjane sepse ka triumfuar, pasi ndihma eshte me durimin, rrugedaljen e ka prane sepse rrugedalja eshte me dhembjet, e veshtiresia eshte me lehtesimin.

Durimi eshte permendur me vecantina ne Kur`an ne disa shembuj.

Kur’ani e urdheroi njerezimin me durim, e levdoi ate dhe durimtaret. Kur’ani permendi shperblimin qe kane durimtaret te Zoti i tyre, paraqiti brohoritje inkurajuese me levdata per per ta, permendi pershendetjet e engjejve per durimtaret, i pershkroi vecorite e tyre sepse ata jane fatlumet e medhenj ngaqe kane perjetuar udhezimin e vertete, ndaj, urime per ta.

Durimtari me durimin e tij jeton ne begati, kurse i sprovuari me deshperimin e tij jeton ne denimin e dyfisht. Burgu per durimtarin eshte parajse, humbja e tij fitore, varferia e tij pasuri dhe semundja e tij shendet.

Duroi Ademi [a.s.] nga ndarja prej atdheut te tij te pare, xhenetit, duroi Nuhu [a.s.] nga humbja e te birit, duroi Ibrahimi [a.s.] ne vendin ku duhet te therte te birin e tij, duroi Jakubi [a.s.J nga ndarja me Jusufin [a.s.] duroi Musai [a.s.] nga demet e zullumqareve, duroi Dauti [a.s.] hidhtesine e pendeses, duroi Sulejmani [a.s.] nga joshja e dynjase dhe duroi Isai [a.s.] nga dhembja e varferise.

Ndersa Profeti yne [s.a.v.s.] i duroi te gjitha keto, i jetoi te gjitha keto, i shijoi te gjitha keto e fitoi ne te gjitha situatat; duroi ndarjen nga vatani ne kohen e djalerise, terheqjen nga lojerat e femijerise, e la familjen dhe farefisin, shtepine dhe pasurine, duroi kur e humbi djalin, ne duart e tij dhane shpirt djemte e tij.

Ai pertypi mllefin e sharjeve duke duruar. U sha ne metodologji dhe u prek ne atdhedashuri, ne reputacion dhe moral, ne profetesi dhe bashkeshorte.

Duroi ofendimet e armikut, mohimin e mikut, shperfilljen e te afermit, shigjeten e ziliqarit, llomotitjen e hasmit, grumbullimin e bandave, shtimin e kundershtareve, trashjen e injorantit, ndihmen e paket.

Ai duroi jeten e rende, zgjatjen e varfenise, nevojat e paplotesuara, sproven e urise dhe dhembjen e mjerimit.

Duroi qeshjen e hasmit, farefisin e ngushte, roberimin e te dashurve, internimin e shokeve, ankthin e kercenimeve ne zemer, tmerret e disfatave. Duroi fodullekun e pasanikeve, krenarine e egocentrikeve, budallallekun e parise, gojeshluarjen e injoranteve. Duroi tradhetite e njerezve dredhine e hipokriteve, konfrontimin me idhujtaret, mospergjigjet e pyetjeve.

Pastaj duroi shtegdaljen e clirimit, gezimin e triumfit, pajtimin e mbreterve, islamizimin e diktatoreve dhe hyrjen e njerezve ne fene e Allahut turma-turma.

Duroi teksa i shihte thesaret qe zbrazeshin nga enet e njerezve e nuk mori asnje derhem a dinar. Duroi duke i pare senduket me ar e argjend qe ndanin njerezit dhe ai nuk mori asgje prej tyre.

Duroi edhe atehere kur fitoi kopete e deveve, te lopeve e te dhenve, te cilat ishin sa nje kodrine e vogel, por ai i shperndau per muslimanet pas clirimit, kurse per vete nuk mori asnje deve, lope dhe dhi. Duroi ne shtepine e tij, e cila ishte prej balte, duroi ngrenien e bukes se elbit, duroi gjumin ne shtrat te forte, hipjen ne gomarin e ngadalte dhe veshjen e rrobave te holla.

Babai i vdiq pa e pare, nena i vdiq ende pa e plotesuar gjidhenjen, gjyshi i vdiq pa e siguruar perkujdesjen e tij, xhaxhai u nda ne kohen e luftes, Hatixheja e la ne diten e pikellimit, biri i tij dha shpirt atehere kur po plotesohej dashuria ndaj tij, Aishja u akuzua kur u arrit kulmi i bashkeshortesise e Hamzai u vra ne kohen e perleshjeve. u pergezua me triumf ne Bedr, e dogji dhembja ne Uhud.

Atij i takon pozita me e larte, burimi i premtuar, ndermjetesimi dhe fjalimi, sepse ai beri durim. E pergenjeshtruan, e ofenduan, e shane, e demtuan, por atij iu shpall nga Allahu:

“Duroje ate qe thone.” (Kur’an, Taha: 130)

E luftuan, e zhvendosen, e debuan, por atij iu shpall nga Allahu:

“Duro, e durimi yt le te jete vetem per Allahun!” (Kur’an, Nahl: 126)

“Duro se premtimi i Allahut eshte i vertete (Kur’an, Rum: 60)

Replikoi populli i tij me replikimin me te cmendur, iu pergjigj fteses se tij me pergjigjen me kafsherore, me fjalet me te keqija, me perballjen me te semure, por atij iu shpall: “Duro sic kane duruar Pejgamberet e pare te perzgjedhur!” (Kur’an, Ahkaf: 35)

Duroi me nje durim te bukur ne te gjitha qendrimet e adhurimit. Duroi ne hidherim dhe gezim, ne paqe dhe lufte, ne pasuri dhe varferi e u be imami i durimtareve, shembulli i falenderuesve.

O Allah, na forco ne rrugen e tij, na ndihmo ne ftesen ne rrugen e tij! /xhamiambret/

 

Check Also

Video: Kujtim Ibrahimi – Kthehu bir te Nana

Ilahi shqip Cover Adem Ramadani