Home / Feja / Drenusha e rrethuar me rreziqe, ja si veproi ajo! Histori madhështore…

Drenusha e rrethuar me rreziqe, ja si veproi ajo! Histori madhështore…

Kur iu afrua koha e lindjes drenushës me barrë shkoi në një skaj të pyllit afër lumit. Papritur, kur i kishin filluar dhimbjet e lindjes, filloi të gjëmojë qielli dhe të vetëtojë aq fort saqë shkaktoi një zjarr të madh në pyll.

Drenusha e frikësuar dhe e dobët në momentet e lindjes shikoi anash e tmerruar. Trishtimi iu shtua edhe më shumë kur pa në anën e majtë të saj disa gjuetarë që e kishin në shënjestrën e harqeve të tyre! Shikoi në anën tjetër dhe, sikur e gjitha kjo të mos ishte boll, nga e djathta i afrohej një luan i uritur!

Drenusha e frikësuar në ato çaste kishte këto zgjedhje:
– Të vdesë nga luani i uritur.
– Të vritet nga gjuetarët.
– Të digjet nga zjarri që sa vinte e i afrohej.
– Të mbytej në lum.
Rreziqet e kishin rrethuar nga të gjitha anët dhe nuk kishte asnjë rrugëdalje e as shpëtim.

Ç’të bëjë?!
Të mërzitet e të dëshpërohet?!
Të tentojë të vrapojë me fuqitë e shterura?!
Të qëndrojë duarkryq e të dorëzohet?!

– Vendosi të bëjë atë që ishte në duart e saja. U përqendrua te LINDJA.

Ç’ndodhi?
Ndodhi mrekullia: Vetëtima ra shumë pranë gjuetarit dhe për një çast e verboi atë.
Kështu shigjeta e tij e huqi drenushën dhe e goditi luanin e uritur që ra i ngordhur.
Shiu filloi të bjerë litar aq sa shoi zjarrin e madh në pyll.
Drenusha e lindi të voglin e saj të sigurt.

Mësimi:

Në jetën tënde do kesh çaste në të cilat do jesh i rrethuar nga rreziqet në të gjitha anët.
Mendime pesimiste, njerëz të vështirë, fëmijë të padëgjueshëm, gabime që do të sillen në kokë dhe do të mundohen të të mbulojnë zemrën. Punë e punë të vështira që nuk janë në dorën tënde. Probleme e probleme…
“Bëhu si drenusha!”
“Fokusohu në atë që mund ta bësh, jepe mundin tënd në maksimum, e të tjerat leja Atij që rregullon jetën e të gjithë njerëzve në botë!
I Lartëmadhëruar është All-llahu, Zoti i botëve!

Marrë nga faqja e Dr. Amjad Qourshah.
Përshtati në shqip: Evzal Sinani

Check Also

Mediat në Ekuador: Si u kap banda e shqiptarit (video)

Mediat ekuadoriane kanë zbuluar pamjet e sekuestrimit të 350 kg drogë ditën e djeshme, e …