Home / Shendeti / Doni të humbisni peshë shpejt pa ardhur vera, ja cilat janë 5 rregullat që duhet të ndiqni me përpikmëri

Doni të humbisni peshë shpejt pa ardhur vera, ja cilat janë 5 rregullat që duhet të ndiqni me përpikmëri

Kur bëhet fjalë për rënien në peshë dy janë gjërat që funksionojnë vërtetë : ushqyerja mirë dhe aktiviteti fizik i rregullt. Mirëpo nëse i shoqëroni me 5 gjërat e mëposhtme do ta keni më të lehtë të arrini qëllimet tuaja dhe të ndiheni më mirë njëkohësisht:

Hani vakte të plota, jo ushqime të shpejta: Gjithmonë na kanë rekomanduar që të hamë shpesh dhe pak për të mbajtur nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak. Por, një studim i ri ka zbuluar se personat që hanë vakte më të bollshme dhe me më shumë lëndë ushqyese, peshojnë më pak, ndryshe nga ata që hanë më shpesh dhe përqendrohen tek ushqimet e shpejta, shumicën e rasteve të pashëndetshme.

Djersitni më pak: Gjatë një studimi u krahasuan 2 grupe çiklistësh që vraponin ose ngisnin biçikletën për 30 ose 60 minuta në ditë në temperaturë ambienti 20 gradë Celcius dhe temperaturë 30 gradë Celcius . Grupi i parë humbën 33% më shumë peshë. Duke i humbur kaloritë nëpërmjet stërvitjes, trupi mund t’i grumbullojë ato më vonë duke lëvizur më pak dhe ngrënë më shumë.

Merrni fibra: Njerëzit që konsumojnë ushqime të pasura në fibra janë zakonisht më të dobët. Pse? Ato kërkojnë më pak energji për t’u tretur. Fibrat janë të rëndësishme për sistemin tretës, dhe meqë ju bëjnë të ndiheni të ngopur, mund t’ju ndihmojnë edhe për t’u dobësuar.

Flini në një ambient të ftohtë: Njerëzit kanë dy lloje dhjami në trup: bardh (ruan energjitë) dhe kaf (djeg kaloritë). Temperatura e ambientit mund të ndikojë tek to. Gjatë një studimi, një grup vullnetarësh fjetën për një muaj në një ambient me temperaturë 23 gradë dhe tjetri në temperaturë 18 gradë. Pas 30 ditëve, vullnetarët e grupit të dytë kishin metabolizëm 10% më të shpejt. Prandaj uleni temperaturën në 18 gradë.

Mos e pastroni pjatën: Mos përfundoni duke ngrënë më shumë seç trupi ka nevojë. Lini ca ushqim në pjatë, që të merrni më pak kalori në ditë dhe të humbisni peshë brenda pak muajsh.LIVING.AL

Check Also

Princat sauditë mundohen të parandalojnë ardhjen në pushtet të Muhamed bin Selman

loading... Burime të afërta me oborrin mbretëror në Arabinë Saudite, njoftojnë për përpjekjet e princave …