Home / Feja / DITA MË E MIRË E VITIT, DITA E AREFATIT

DITA MË E MIRË E VITIT, DITA E AREFATIT

Falënderojmë Allahun e madhëruar, Allahun e Arshit madhështor! I lutemi Atij që paqja, mirësia dhe mëshira të jetë për Profetin Muhamed dhe pasuesit e tij!

Dita e ِِِِِِِِِِِِِِِِِِِArefatit është një nga ditët më të mëdha dhe më me vlerë të gjithë vitit hënor. Në këtë ditë pranohen lutjet dhe duatë, fshihen gjynahet dhe Allahu krenohet para engjëjve me njerëzit që qëndrojnë sipër malit të Arefatit. Është një ditë që Allahu e ka ngritur lartë çështjen e saj dhe i ka dhënë gradë më lartë se ditët e tjera. Është dita në të cilën Allahu përsosi fenë e tij, dita e faljes së gjynaheve dhe lirimit nga zjarri i xhehenemit.

Është e domosdoshme që të njihen vlerat e kësaj dite dhe veçorinë që i ka dhënë Allahu kundrejt ditëve tjera.

Disa nga vlerat e kësaj dite:

1. Dita e përsosmërisë së Islamit.Një burrë hebre e pyeti Umerin (radijallahu anhu): “O Prijësi i besimtarëve, është një ajet kuranor të cilin ju e lexoni, por nëse do të kishte zbritur tek ne çifutët, do e kthenim në ditë feste.” Cili ajet, – e pyeti Umeri? Ajeti: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.”

Umeri i tha: “Ne e dimë ditën dhe vendin ku është zbritur tek Profeti (alejhi salatu ue selam).Është zbritur ditën e Arefatit, në ditën e xhuma kur Profeti (alejhi salatu ue selam) qëndronte në këmbë.”

2. Është edhe një ditë feste. Profeti (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Dita e Arefatit, dita e Kurbanit (dita e Kurban Bajramit) dhe ditët e teshrikut, (tri ditët vijuese pas Bajramit), janë ditë feste për ne ithtarët e Islamit, ato janë në të cilat hahet dhe pihet.” (Ehlu sunen, saktësoi Albani, Sahihu Tirmidhi 2419)

3. Allahu është betuar për këtë ditë dhe Ai nuk betohet vetëm se për diçka të madhe.Allahu ka thënë:

1. (Betohem) Për qiellin me yjësi,

2. për Ditën e premtuar ,

3. për dëshmitarin dhe për atë që dëshmohet! (Buruxh)

Profeti (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Dita e premtuar është dita e Kiametit, dita që dëshmohet është dita e Arefatit dhe dita dëshmuese është dita e xhuma.”(Tirmidhiu, Albanii ka thënë se është hadith hasen)

Gjithashtu është dita tek, për të cilën është betuar Allahu:

“Betohem për çiftin dhe tekun” (Fexhr)

Ibn Abasi (radijallahu anhu) ka thënë: Për çiftin është fjala për ditën e Kurban Bajramit, ndërsa për tekun ka për qëllim ditën e Arefatit.”

4. Agjërimi i kësaj dite fal gjynahet e 2 viteve.Profeti (alejhi salatu ue selam është pyetur për agjërimin e ditës së Arefatit dhe ka thënë: “Fshin mëkatet e vitit që kaloi dhe vitit që vjen më pas.” (Muslimi)

Falen mëkatet e vitit të shkuar, që do të thotë se të gjithë mëkatet e vogla i fal dhe i fshin Allahu, sepse ato të mëdha duhet patjetër të shoqërohen me pendim.

Kurse falja e mëkateve të vitit që vjen pas mund të jetë kur Allahu e mbron robin e tij nga këto mëkate, apo duke e shpërblyer me sevape të cilat i fshin këto mëkate ose ia fshin vërtet këto mëkate edhe nëse ai i kryen ato.

Nëse shikojmë me vëmendje këtë hadith do të vërejmë se agjërimi i një dite afërsisht zgjat 12 orë që është i barabartë me 24 muaj, pra agjërimi i një ore nga dita e Arefatit është i barabartë me faljen e gjynaheve për 2 muaj, që do të thotë se për çdo 60 minuta agjërim falen mëkatet e 60 ditëve, pra për çdo minutë agjërim ditën e Arefatit është i barasvlershëm me faljen e mëkateve të një dite. Këto nuk i përmendëm vetëm si veprime matematikore, por për të treguar vlerën e madhe që ka agjërimi i ditës së Arefatit, prandaj të mos u humbim këtë rast për të fituar këtë shpërblim kaq të madh.

Agjërimi i kësaj dite është i pëlqyer për atë musliman që nuk është në haxh, kurse për haxhiun nuk është e pëlqyer që ta agjërojë këtë ditë, sepse Profeti (alejhi salatu ue selam) nuk e ka agjëruar kur ka qenë në haxh. Dhe kjo bëhet me qëllim që haxhiu të jetë më i fortë për të bërë adhurime të tjera gjatë kësaj dite.

5. Është dita në të cilën Allahu iu ka marrë besën njerëzve.Ibn Abasi (radijallahu nahu) transmeton se Profeti (alejhi salaltu ue selam) ka thënë: “Allahu e ka marrë besën nga njerëzit që kur ishin në shpinën e Ademit (alejhi selam) në Arefat. Nga kurrizi i i tij nxori të gjithë pasardhësit që do vijnë më vonë dhe i përhapi para tij si të ishin margaritarë, pastaj iu foli drejtpërdrejt duke iu thënë: ‘A nuk jam unë Zoti juaj?!’ Dhe ata thanë: ‘Po sigurisht, Ti je.’ Kështu bëri Ai, në mënyrë që ju (o njerëz) të mos thoni në Ditën e Kiametit: ‘Këtë nuk e kishim ditur’.”

“Ose që të mos thoni: Me të vërtetë, etërit tanë ishin idhujtarë para nesh, kështu që edhe ne jemi pasardhësit e tyre. A mos vallë do të na shkatërrosh për veprat e atyre që ndoqën mashtrimin?” (Araf 172-173) (Ahmedi, saktësoi Albani)

6. Dita e Arefatit është dita e faljes ës gjynaheve dhe lirimit nga zjarri i xhehenemit.Është dita kur Allahu krenohet e robërit e tij.

Profeti (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilën Allahu liron më shumë njerëz nga zjarri i xhehenemit se ditën e Arefatit. Allahu afrohet dhe krenohet me ta (Njerëzit që janë në Arefatit) para engjëjve duke thënë: Ç’kanë dashur këta!” (Muslimi)Pra, ata kanë ardhur vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut dhe jo për ndonjë përfitim material apo diçka tjetër.

Kurse në hadith tjetër thotë: “Allahu krenohet para engjëjve në mbrëmjen e ditës së Arefatit dhe thotë: Shikoni tek robërit e mi, të cilët kanë ardhur të pakrehur dhe të pluhrosur.” (Ahmedi, saktësoi Albani)

Disa veprime që bëhen gjatë kësaj dite, veçanërisht hanxhinjtë që janë në Arefat:

Ruatja e gjymtyrëve nga haramet gjatë kësaj dite. Ibn Abasi (radijallahu anhu), Fadl ibn Abas ishte pas Profetit (alejhi salatu ue selam) ditën e Arefatit dhe shikonte femrat. Profeti (alejhi salatu ue selam) kthehu fytyrën prapa dhe i tha: “O djali i vëllait tim, kush ruan këtë ditë, dëgjimin, shikimin dhe gjuhën e tij, Allahu do t’i falë gjynahet.” (Ahmedi)

Përmendja sa më shumë e Allahut, suke thënë: La ilahe il-lallah, subhanallah dhe Allahu ekber. Ibn Umeri (radijallahu anhuma) ka thënë: “Isha me Profetin (alejhi salatu ue selam) ditën e Arefatit dhe disa prej nesh përmendin Allahun duke thënë Allahu ekber dhe disa të tjerë: La ilahe il-lallah. “ (Muslimi)

Shtimi sa më shumë i duave dhe lutjeve kur dihet sepse në këtë ditë shpresohet që të pranohen ato. Profeti (alejhi salatu ue selam) ka thënë.“Duaja më e mirë është ajo e ditës së Arefatit dhe fjala më e mirë që kam thënë unë dhe profetët që kanë qenë para meje është:

“Ska zot që adhurohet me të drejtë përveç Allahut, një i vetëm dhe pa shok, Atij i takon sundimi dhe falënderimi dhe vetëm Ai është i plotfuqishëm për gjithçka.

Allahu na e mundësoftë agjërimin dhe kryerjen e veprave të mira gjatë kësaj dite! Amin!

Irfan Tota

Check Also

E Habitshme! Çfarë Ndodh Me Trupin Tuaj Nëse Nuk Kryeni Marrëdhënie Për Një Javë, Më E Keqja Ndodh Pas 10 Ditësh

Marrëdhëniet intime janë jetësore ndaj nëse jeni nga ata persona që e lini veten për …