Home / Feja / Dimri – Kopshti i ibadetit
Like faqes ne Facebook

Dimri – Kopshti i ibadetit

Allahu i madhërishëm është Zotërues i kohës.
Tregimi për dimrin është tregim për sezonën e ibadetit të dhuruar. Kështu, agjërimi në periudhën e dimrit është sikurse gjahu i freskët apo i ftohtë. Imam Tirmidhiu në Sunenin e tij shënon transmetimin nga Amir b. Mes’udi r.a. që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Gjahu i ftohtë është agjërimi në periudhën e dimrit.”
Ebu Hurejre r.a. ka thënë: “A nuk dëshironi t’u udhëzoj në gjahun e ftohtë?” Dhe thanë: “Natyrisht.” Ai tha: “Agjërimi në periudhën e dimrit.”
Kur thuhet “gjahu i ftohtë”, me këtë mendohet në agjërimin e lehtë në ditët e ftohta dhe të shkurtra. Ibn Rexhepi ka thënë: “Qëndrimi në namazin e natës në periudhën e dimrit është i barabartë me agjërimin në ditët e nxehta të verës.” Nga Omeri r.a. transmetohet që ka thënë: “Dimri është gjahu i adhuruesit.” Në një transmetim qëndron: “Dimri është pranverë e besimtarit. Netët janë të gjata dhe ai i kalon në namaz, ndërsa ditët janë të shkurtra, dhe ai i kalon në agjërim.” Ibn Rexhepi për këtë transmetim thotë: “Dimri është pranverë për besimtarin, sepse ai kënaqet në kopshtet e adhurimit dhe bindjes. Zemra e tij kënaqet në kopshtin e veprave të lehta të dimrit.”
Nga Ibn Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “Mirë se erdhe dimër, në te zbrit bekimi. Netët janë të gjata për namaz të natës, ndërsa ditët e shkurtra për agjërim.”
Hasan el-Basriu ka thënë: “Dimri është periudhë e bukur për besimtarin. Netët i ka të gjata për namazin e natës, e ditët të shkurtra për agjërim.”
Nga veprat që vlerësohen me shpërblim të madh është abdesti në kohët e vështira. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “A dëshironi t’u udhëzoj në vepër për të cilën Allahu i fshin mëkatet dhe ngritë shkallët?” Ata thanë: “Natyrisht, i Dërguari i Allahut.” Ai tha: “Plotësimi i abdestit në kohë të vështirë, hapërimi i shumtë në xhami dhe pritja e namazit tjetër pas namazit. Kjo është sikurse lufta në rrugën e Allahut.” (Muslimi)
Kjo nënkupton ndjenjën e vështirësisë gjatë marrjes së abdestit për shkak të ftohtit. Për këtë kjo këshillohet për besimtarin që të luftojë me nefsin e vet në këto momente për shkak të shpërblimit që meriton me marrjen e abdestit në këto situata.
Dimri është periudhë e namazit të natës. Allahu i madhërishëm thotë:
“Ata qenë të cilët pak flinin natën.” (Edh – Dharijatë, 17)
Adhuruesi në netët e dimrit është sikurse ylli. Ai me trupin e tij qëndron zgjuar dhe shndrit në errësirën e natës mu sikur yjet në qiell.
Shumë prej selefëve (të parët tanë) kanë qajtur në karvanin e vdekjes duke kërkuar namazin e natës në netët e dimrit. Kur njërin e kanë pyetur: “A po qan për shkak të vdekjes?” Ai u përgjigj: “Betohem në Allahun, që nuk qaj për vdekje as për dëshirën ndaj dynjasë suaj. Por qaj për arsye se më vie keq për etjen në ditët e nxehta dhe zgjimin në netët e dimrit.”
Ebu Hurejre r.a. e ndante natën në tri pjesë: “Një të tretën falem, njëjtë tretën flejë dhe një të tretën i përsëriti hadithet e Pejgamberit s.a.v.s.”
Në mes tjerash kanë këshilluar mësimin dhe studimin në orët e natës. Ahmed b. El-Furat ka thënë: “Shpesh kemi dëgjuar nga dijetarët tanë që kanë thënë se të mbajturit mend natën është më i efektshëm se ditën. Kam dëgjuar nga Ismail b. Uvejsi që ka thënë: “Nëse dëshiron të mësosh përmendësh fli, pastaj ngritu para agimit dhe mëso, se vërtetë nuk do të harrosh.”
Hatib el-Bagdadi ka thënë: “Dije që koha më e zgjedhur për mësim përmendësh është fillimi i natës, para agimit dhe pasdites.”
Jahja b. Muadh ka thënë: “Nata është e gjatë, mos e shkurto me gjumë. Islami është i bukur, por mos e ndot me mëkatet tuaja.”
Dimri është i mbushur me bereqet, në te përhapet mëshira e Allahut:
“Dhe Ai është që e lëshon shiun …” (Esh – Shura, 28)
Allahu i madhërishëm e përshkruan shiun si bereqet duke thënë:
“Ne e lëshuam nga qielli shiun e dobishëm (bereqetshëm)…” (Kaf, 9)
Enesi r.a. thotë: “Një rast duke qenë me Pejgamberin s.a.v.s fillojë të bie shi. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. hapi petkun e tij dhe u lagë. Ne e pyetëm: “I Dërguar i Allahut përse e bëre këtë?” Ai tha: “Ajo, tani ishte te Zoti.” (Muslimi)
Në periudhën e dimrit afrohet shans i ri për mëkatarët. Afrohet shansi për pendim.
Dimri është edhe periudhë e falënderimit. Shtëpitë tona, banesat komfore, rrobat, ngrohësja, të gjitha janë begati që duhet falënderuar Allahun:
“All-llahu i bëri shtëpitë tuaja vendbanim të qetë dhe nga lëkurat e kafshëve ju mundësoi të keni shtëpi që lehtë i bartni kur udhëtoni, e edhe kur vendoseni, ndërsa nga leshi dhe nga qimet e tyre, nga leshi i egër i tyre, petka e shtroja dhe t’i shfrytëzoni për një kohë.” (En – Nahl, 80)
Në këtë mënyrë, edhe pse disa e mendojnë periudhën dimërore të ftohtë, të ashpër, por për besimtarin është realizimi i ibadeteve të tij. Ai e adhuron Allahun, e përmend dhe e thërret, pendohet dhe shfrytëzon çdo moment për të bërë mirë, sepse nuk e di a do të ketë rast tjetër. Për këtë ta shfrytëzojmë dimrin për bërjen e veprave të mira.

Like faqes ne Facebook

Check Also

Pse quhet dimri, stina më e mirë e besimtarëve?

Thuhet se dimri është një kohë kur njerëzit vuajnë nga çrregullime emocionale sezonale, gjithashtu të …