Home / Shendeti / Digjet i porsalinduri në dushin e parë në maternitet

Digjet i porsalinduri në dushin e parë në maternitet

Në momentet e para pas lindjes, fëmija i besohet infermiereve, të cilat e lajnë për ta pastruar nga substancat që ka marrë nga nëna gjatë lindjes. Më pas fëmija i kthehet nënës për t’i kaluar së bashku orët e para të jetës. Por nuk ka ndodhur kështu me një vogëlush në Spitalin “Ospedale San Giovanni di Dio” në Itali.
Fëmija, pasi kishte ardhur në jetë, ishte futur për t’u larë. Por, nga pakujdesia infermieret, nuk kishin kontrolluar temperaturën e ujit, që në të vërtetë ishte duke zier. Sapo u zhyt, fëmija u dogj, duke shkaktuar djegie të rënda në 50% të trupit të tij shkruan pernenat.al
Fëmija u transferua në spitalin Cardarelli në Napoli, i specializuar për raste të tilla. Atje, fëmija u shtrua menjëherë. Megjithëse nuk është në rrezik për jetën, i porsalinduri është nën vëzhgimin e vazhdueshëm të mjekëve.
Gjendja e fëmijës, siç raportohet nga kreu i Spitalit “Cardarelli” në Napoli, është e qëndrueshme: fëmija aktualisht merr frymë vetë pa aparatura dhe ushqehet normalisht. Departamenti i Shëndetësisë ka hapur një hetim për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, për të identifikuar personat përgjegjës dhe për të vazhduar me masa të mundshme.
Spitali Salerno gjithashtu menjëherë i kërkoi falje familjes, dhe e bëri këtë nëpërmjet një deklarate të Drejtorit të Përgjithshëm Giuseppe Longo.
Kjo është një ngjarje që nuk duhet të ndodhë kurrë. Për fat të keq ka ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor, që do të thotë se përgjegjësia reale bie mbi individë të veçantë. pernenat.al

Check Also

O besimtarë, jepni nga ajo me çka ne ju furnizojmë juve

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa …