Home / Feja / Dashuria ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]

Dashuria ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)

“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)

“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)

Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr…

Dashuria ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]

(محبة النبي صلى الله عليه و سلم)

Jemi në muajin Rebiul-Evvel, muaji në të cilin ka lindur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Njerëzit në këtë muaj në shenjë të dashurisë ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] bëjnë veprime te ndryshme, disa prej tyre kanë bazë në fenë tonë fisnike e shumë prej tyre janë të shpikura dhe nuk kanë të bëjnë me fenë, të cilën na e ka sjellur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Duke u nisur nga ky realitet, obligohemi që ta ndriçojmë sadopak rrugën e dashurisë së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], realitetin e dashurisë së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], vlerën e dashurisë së tij në Islam, domosdoshmërinë e dashurisë së tij, shenjat e dashurisë së tij dhe disa fragmente nga dashuria e muslimanëve të parë ndaj Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Shumë me rëndësi është të flasim për dashurinë ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në këtë kohë kur shumica e muslimanëve, e sidomos të rinjve, nuk dinë thuajse asgjë për jetën e tij. Në këtë kohë kur zemrat e muslimanëve janë të mbushura me dashuri ndaj të dashurës së tij, ndaj filan aktorit ose aktores, ndaj filan sportistit ose sportistes, ndaj filan këngëtarit ose këngëtares, ndaj filan manekinit ose manekines, etj.

Në këtë kohë kur zemrat janë mbushur me dashuri të gjërave që skanë vlerë, e ska mbetur vend në këto zemra për gjërat më të çmushme që ekzistojnë në ruzullin tokësor. Në këtë kohë kur mendja, zemra dhe shpirti mbushen me antivlera, me pseudovlera, më hiçasgjë.

Të mjerat zemra, që e kalojnë këtë dynja e nuk shijojnë këtë dashuri, këtë kënaqësi e prehje shpirtërore.

Edhe ma të mjera jano ato zemra që duke synuar këtë kënaqësi dhe prehje shpirtërore, e humbin besimin e shëndoshë dhe bëjnë vepra të shëmtuara, vepar me të cilat aspak nuk dakordohet Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

All-llahun e lusim që të na udhëzojë në rrugën e drejtë, e cila është mesi mes liberalizmit dhe fanatizmit, mes nihilizmit dhe ekstremizmit.

Domethënia e vërtetë e dashurisë së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]

Dijetarët kanë dhënë përkufizime të ndryshme për domethënien e dashurisë së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Në vijim do t’i përmendim disa prej tyre:

– Disa kanë thënë: dashuria e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është pasimi i tij.

– Të tjerët kanë thënë: dashuria e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është përkrahja e tij, mbrojtja e sunnetit të tij, nënshtrimi atij dhe frika nga kundërshtimi i tij.

– Të tretët kanë thënë: dashuri domethënë përmendja e vazhdueshme e atij që e do.

– Të katërtit kanë thënë: dashuri domethënë dhënia përparësi të dashurit.

– Tjerët kanë thënë: dashuri është mallëngjimi për të dashurin, etj.

Kadi Ijadi [rahimehull-llah] thotë:

“Shumica e këtyre shprehjeve aludojnë në frytet e dashurisë e jo në realitetin e sajë. E vërteta e dashurisë është: animi kah ajo që përputhet me njeriun”. (Esh-Shifa: 2/ 29).

Kjo përputhje mundet të jetë për tu kënaqur me perceptimin e tij, siç është dashuria ndaj fotografive të bukura ose për kënaqësi racionale, siç është dashuria ndaj burrave të devotshëm dhe dijetarë, ose në rrafshin e bamirësisë dhe dhënies së dhuntive. Të gjitha këto shkaqe që detyrimisht rezultojnë dashurinë janë të pranishme në raport me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka qenë i bukur në fizionomi dhe pamje, dhe me moral dhe brendësi të përsosur dhe me bamirësi dhe dhuntidhënës i plotë, gjëra që asnjë njeriut nuk i janë tubuar, e as që do të ketë mundësi t’i grumbullohen ndonjë personit pas tij. Andaj Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka merituar dashurinë e vërtetë edhe fetarisht, edhe zakonisht edhe natyrisht”. (Esh-Shifa: 2/ 29-31).

Vlera e dashurisë së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]

Të flasim për dashurinë e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe vlerën e saj është një hap, të cilit nuk mund t’ia japim hakun. Mirëpo edhe pse ne jemi shumë të vegjël për të folër për këtë njeri gjigant e madhështor, njeri i cili i ndihmoi mbarë njerëzimit në rrugën epokale të tij, në rrugën e njohjes së veteves, në rrugën e njohjes së Kijuesit të vet, në rrugën e njohjes së vlerave dhe principeve, në rrugën e humanizmit dhe solidaritetit, në rrugën e shpirtgjërësisë dhe vetmohimit, e kemi të domosdoshme t’i themi disa fjalë rreth vlerës së dashurisë së tij. Edhe pse dashuria ndaj tij është natyrore në zemrën e muslimanëve, mirepo freskimi i kësaj dashurie me ujë të freskët nga burimi i pashterur i Kur’anit dhe Sunnetit është një hap drejt shpalosjes së disa aspekteve të dashurisë të cilat ndoshta nuk i kemi njohur aq sa duhet.

1- All-llahu [subhanehu ve teala] në Kur’an thotë:

{وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَٱلرَّسُولَ فَأُوْلَـئِكَ مَعَ ٱلَّذِينَ أَنْعَمَ ٱللَّهُ عَلَيْهِم مّنَ ٱلنَّبِيّينَ وَٱلصّدّيقِينَ وَٱلشُّهَدَاء وَٱلصَّـٰلِحِينَ وَحَسُنَ أُولَـئِكَ رَفِيقاً} [النساء: 69].

“E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!”. (En-Nisa: 69).

Aisheja [radijall-llahu anhu] tregon dhe thotë:

جاء رجل إلى النبي صلى الله عليه وسلم فقال: يا رسول الله، إنك لأحبُّ إليَّ من نفسي، وأحبُّ إليَّ من أهلي، وأحبُّ إليَّ من ولدي، وإني لأكون في البيت فأذكرك فما أصبر حتى آتيك فأنظر إليك، وإذا ذكرتُ موتي وموتك عرفت أنك إذا دخلتَ الجنة رُفعت مع النبيين، وإن دخلتُ الجنة خشيت أن لا أراك، فلم يردَّ عليه النبيُّ صلى الله عليه وسلم حتى نزلت عليه {وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَٱلرَّسُولَ} الآية.

“Erdhi një njeri te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e i tha: o i Dërguar i All-llahut, ti të dua më shumë se vetveteja, familja dhe fëmijët e mi. kur qëndroi në shtëpi e më kujtohesh, nuk mund të ri, pa ardhur që të shoh. Kur më kujtohet vdekja ime dhe vdekja yte, e di se kur të hyshë në xhennet, do të ngritesh lart me pejgamberët, e nëse hy në xhennet, kam frikë se nuk do të shoh! Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk iu përgjegj, derisa zbriti ajeti Kur’anor:

“E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit,…”. (En-Nisa: 69). (Këtë tregim e transmeton Ibn Kethiri në tefsirin e tij, Hafidh Makdesiu, Taberaniu e të tjerë).

2- Enes ibn Maliku [radijall-llahu anhu] tregon se një njeri erdhi te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe e pyeti për Kijametin, duke thënë:

متى الساعة؟ قال: ((وماذا أعددت لها؟)) قال: لا شيء إلا أني أحب الله ورسوله صلى الله عليه وسلم، فقال: ((أنت مع من أحببت))، قال أنس: فما فرحنا بشيء فرَحَنا بقول النبي صلى الله عليه وسلم: ((أنت مع من أحببت))، قال أنس: فأنا أحب النبي صلى الله عليه وسلم وأبا بكر وعمر، وأرجو أن أكون معهم بحبي إياهم، وإن لم أعمل بمثل أعمالهم.

“Kur ndodh Kijameti? Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: Ç’farë ke përgaditur për atë ditë? Tha: asgjë, përveç se unë e dua All-llahun dhe Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] iu përgjigj: “ti do të jesh me ate që e do”. Enesi thotë: “Nuk jemi gëzuar me asgjë sa jemi gëzuar me këtë fjalë të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Ti je me ate që e do”. Vazhdon Enesi dhe thotë: Unë e dua Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Ebu Bekrin dhe Omerin [radijall-llahu anhuma] dhe shpresoj të jem me ata, për shkak të dashurisë që kam ndaj tyre, edhe pse nuk kamë bërë veprat që i kanë bërë ata”. (Buhariu dhe Muslimi).

Ky hadith na tregon se ky sahabi nuk ka përgaditur shumë adhurime përveç farzeve. (Shiko komentin e Neveviut mbi Sahihun e Muslimit, 16/ 186- 187).

Kurse ibn Haxheri [rahimehull-llah] duke e komentuar fjalën: “ti do të jesh me ate që e do”, tregon se ka domethënien: do ti arrishë saqë do të bëhesh në grupin e tyre, e kjo nuk domethënë se të gjitha ata që do të jenë në atë grup do të jenë të barabartë në çdo aspekt, sepse do të ketë dallim në grada mes banorëve të xhennetit”. (Shiko: Fet’hul-Bari, 10/555).

Imam Neveviu [rahimehull-llah] tregon dhe thotë: “Nga ky hadith nënkuptojmë vlerën e dashurisë ndaj All-llahut dhe Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], burrave të mirë dhe të devotshëm, qofshin të gjallë ose të vdekur. Nga vlera e dashurisë së All-llahut dhe Pejgamberit është zbatimi i urdhërave të All-llahut dhe Pejgamberit dhe largimi nga ndalesat e All-llahu dhe Pejgamberit dhe zbukurimi me edukatë islame. Nuk është kusht për të përfituar nga dashuria e burrave të mirë të veprojë veprat e tyre, sepse po i bërri të njejtat vepra, bëhet si ata dhe prej tyre”. (Sherhu Sahihi Muslim, 16/ 186).

3- Erdhi një njeri te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e i tha:

يا رسول الله، كيف تقول في رجل أحبّ قومًا ولم يلحق بهم، فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم: ((المرء مع من أحب)).

“O i Dërguar i All-llahut, çka thua për një njeri që e do një popull, mirëpo nuk i arrinë dot ata? Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] iu përgjigj duke i thënë:

“Njeriu është me ate që e do”. (Buhariu dhe Muslimi).

Imam Mubarekfuri duke e komentuar këtë hadith thotë:

“Ai që e do një popull me sinqeritet, futet në grupin e tyre, edhe nëse nuk i vepron veprat e tyre, për shkak të afërsisë së zemrave që kanë, madje kjo dashuri i shtyn ata në pasim të tyre”. (Tuhfetul-Ahvedhi, 7/ 53).

4- Ebu Dherri [radijall-llahu anhu], iu drejtua Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke i thënë:

يا رسول الله، الرجل يحب القوم ولا يستطيع أن يعمل كعملهم، قال: ((أنت ـ يا أبا ذر ـ مع من أحببت)) قال: فإني أحب الله ورسوله، قال: ((فإنك مع من أحبت))، قال: فأعادها أبو ذر فأعادها رسول الله صلى الله عليه وسلم.

“O i Dërguar i All-llahut. Një njeri e do një popull, mirëpo nuk ka mundësi të bëjë sikur ata. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha:

“Ti o Ebu Dherri, je me ate që e do”.

Tha: Unë e dua All-llahun dhe Pejgamberin e Tij.

I tha: “Ti je me ate që e do”. Këtë e përsëriti Ebu Dherri, edhe të njejtën përgjigje ia përsëriti Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. (Sahih, Ahmedi dhe të tjerët).

Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë: “Domethënia e këtij hadithi është e vërtetë, sepse të qenurit e dashuruesit me të dashurin është gjë natyrore, nuk mundet të jetë ndryshe. Aq sa e don tjetrin aq është me te, nëse dashuria është mesatare, në atë sasi është me te, e nëse dashuria është e plotë, atëherë në atë shkallë është me te. Dashuria e plotë kërkon përputhje të plotë me të dashurin, nëse ka mundësi. Nëse mungon përputhja në prani të mundësisë, atëherë kjo e mangëson dashurinë aq sa mungon përputhja, edhe pse ajo gjindet. Dashuria e diçkafit dhe synimi i tij kërkon ta urrejsh të kundërtën, nëse e di se janë të kundërta njëra me tjetrën. Për këtë All-llahu [subhanehu ve teala] ka thënë:

{لاَّ تَجِدُ قَوْماً يُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلآخِرِ يُوَادُّونَ مَنْ حَادَّ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُ}

“Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre,…”. (El-Muxhadele: 22). Dashuria është vepër e zemrës, ashtuqë besimi në All-llahun, kërkon dashurinë e tij dhe të Pejgamberit të Tij, kurse kjo është në kundërshtim me dashurinë e atij që e kundërshton All-llahun dhe Pejgamberin e Tij”. (Mexhmuul-Fetava, 10/ 752-753).

5- Enes ibn Maliki [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

((ثلاث من كن فيه وجد حلاوة الإيمان: أن يكون الله ورسوله أحب إليه مما سواهما، وأن يحب المرء لا يحبه إلا لله، وأن يكره أن يعود إلى الكفر كما يكره أن يقذف في النار)).

“Te cili gjinden tre gjëra do të shijon ëmbëlsinë e besimit: ta do All-llahun dhe Pejgamberin ma shumë se çdo gjë; ta do një njeri vetëm për hirë të All-llahut dhe të urren të kthehet në kufër ashtu siç urren të hedhet në zjar”. (Buhariu dhe Muslimi).

Imam Neveviu [rahimehull-llah] thotë: “Ky është një hadith i madh, një bazë prej bazave të fesë. Dijetarët, All-llahu i mëshirfotë, kanë thënë: “domethënia e fjalës ‘ëmbëlsi e besimit’ është kënaqësia me adhurime dhe durimi gjatë vështirësive për të fituar kënaqësinë e All-llahut dhe Pejgamberit të Tij [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe dhënia përparësi kësaj gjëje para të mirave të dynjasë. Dashuria e robit ndaj All-llahut arrihet duke i kryer adhurimet dhe duke i lërë kundërshtimet. Po kështu arrihet edhe dashuria e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]”. (Komenti i Sahihut të Muslimit, 1/13).

Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë: “Ta duash All-llahun dhe Pejgamberin ma shumë se çdo gjë” është prej bazave të detyrimta të besimit, pa të cilin njeriu nuk mundet të jetë besimtar”. (El-Fetava, 10/751).

Ibn Ebi Xhemrete thotë: “Ka përmednur ‘ëmbëlsinë’ sepse All-llahu [subhanehu ve teala] besimin e ka përgjajësuar me pemën në ajetin Kur’anor:

{مَثَلاً كَلِمَةً طَيّبَةً كَشَجَرةٍ طَيّبَةٍ} [إبراهيم:24]

“A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë …”. (Ibrahim: 24). Fjala e mirë, është fjala e sinqeritetit, kurse pema është baza e besimit, degët janë pasimi i urdhërit dhe largimi nga ndalesat, gjethet janë ato të mira për të cilat kujdeset besimtari, kurse frytet janë adhurimet. Ëmbëlsia e frytit është vjelja e fryteve. Kulmi i plotësisë është pjekia e fryteve dhe kështu del në shesh ëmbëlsia e tyre”. (Fet’hul-Bari, 1/ 60).

Bejdaviu thotë: “Këto tre gjëra janë bërë titull i plotësisë së besimit, sepse njeriu kur të mendon rreth faktit se dhurues i vërtetë është All-llahu, dhe se askush përveç Tij nuk është dhurues dhe pengues të të mirave, dhe se çdo gjë përveç tij është ndërmjetësues, kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është vetëm sqarues i qëllimit të All-llahut [subhanehu ve teala], kjo kërkon prej njeriut që tërësisht të drejtohet kah Ai, të do atë që e Do Ai, ate që e do ta dojë vetëm për hirë të Tij. Të jetë i bindur se atë që e ka premtuar dhe atë me të cilën është kërcënuar është sigurisht e vërtetë. E parafytyron të premtuarën si realitet. Tubimet e dhikrit i kupton si kopshte të xhennetit, kurse kthimin në kufër si hedhje në zjar”. (Fet’hul-Bari, 1/ 61).

Kadi Ijadi [rahimehull-llah] thotë:

“Këto domethënie, të gjithat gjinden te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. ky ka përmbledhur bukurinë e dukshme dhe të brendshme, plotësinë e virtyteve të larta, vlerat e llojllojshme dhe bamirësinë ndaj mbarë muslimanëve duke i udhëzuar në rrugën e drejtë, vazhdimin e dhuratave dhe largimin nga xhehenemi”. (Komenti i Sahihut të Muslimit, 2/ 14).

Dashuria ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është obligim dhe domosdoshmëri

Ibn Kudame makdisiu [rahimehull-llah] thotë: “Dije se ummeti janë unanim se dashuria ndaj All-llahut dhe Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është obligim”. (Muhtesar Minhaxhul-Kasidin, fq. 338).

Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë: “Dashuria ndaj All-llahut, madje dashuria ndaj All-llahut dhe Pejgamberit të Tij është prej obligimeve më të mëdha të besimit, baza më e madhe dhe rregulli më fisnik. Madje është baza e çdo vepre prej veprave të besimit dhe fesë”. (Tuhfetul-Irakije, fq. 57).

Argumentet për këtë janë të shumta, prej tyre do të përmendim:

1- All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

{قُلْ إِن كَانَ ءابَاؤُكُمْ وَأَبْنَاؤُكُمْ وَإِخْوٰنُكُمْ وَأَزْوٰجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوٰلٌ ٱقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَـٰرَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَـٰكِنُ تَرْضَوْنَهَا أَحَبَّ إِلَيْكُمْ مّنَ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُواْ حَتَّىٰ يَأْتِىَ ٱللَّهُ بِأَمْرِهِ وَٱللَّهُ لاَ يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلْفَـٰسِقِينَ} [التوبة: 24].

“Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjell vendimin e Tij, kurse All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur”. (Et-Teube: 24).

Imam Kurtubiu [rahimehull-llah] thotë: “Në këtë ajet ka argument se dashuria ndaj All-llahut dhe Pejgamberit të Tij është obligim. Për këtë nuk ka divergjenca mes ummetit, dhe se kjo dashuria ka përparësi para çdo dashurie”. (Tefsir Kurtubi, 8/ 95).

Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë: “All-llahu nuk dakordohet prej tyre që ta duan All-llahun dhe Pejgamberin e Tij sa e duan familjen dhe pasurinë, as të jetë dashuria ndaj xhihadit në rrugën e tij sa dashuria ndaj familjes dhe pasurisë. Madje pa arritur që xhihadi në rrugën e tij, që është plotësia e dashurisë së Tij dhe dashurisë së Pejgamberit të Tij më e dashur te ata se familja dhe pasuria. Kjo kërkon që dashuria ndaj All-llahut dhe Pejgamberit të Tij të ketë përparësi para çdo dashurie. Ata nuk duhet të duan asgjë sa e duan All-llahun, përdallim nga idhujtarët. Baza e dytë kërkon që xhihadi në rrugën e Tij të jetë më e dashur te ai se sa familja dhe pasuria, sepse kjo është plotësim i besimit, shpërblim i të cilit është dashuria ndaj All-llahut dhe Pejgamberit të Tij”. (El-Istikame, 1/ 263- 264).

Poashtu thotë: “Shikoni këtë kërcënim të ashpër, të cilin e ka treguar All-llahu për ata që familjen dhe pasurinë e duan ma shumë se All-llahun, Pejgamberin dhe xhihadin në rrugën e Tij. Me këtë kuptuam se dashuria ndaj All-llahut, Pejgamberit të Tij dhe xhihadit në rrugën e Tij duhet të jetë më e madhe se sa dashuria ndaj familjes, pasurisë, vendbanimeve, mallërave, shokëve dhe vëllezërve, përndryshe nuk është besimtar i vërtetë”. (El-Fetava, 10/ 750- 751).

Kadi Ijadi [rahimehull-llah] duke e komentuar këtë ajet thotë: “Mjafton kjo nxitje dhe stimulim, ky aludim dhe argumentim se dashuria ndaj Tij është e domosdoshme, obligative, me peshë shumë të madhe dhe se e meriton, pasiqë e qortoi ate që pasurinë, familjen dhe fëmijët e tij i do ma shumë se All-llahun dhe Pejgamberin e Tij dhe u është kërcënuar duke u thënë:

“pritni derisa All-llahu të sjell vendimin e Tij,…”, që në fund të ajetit t’i konsideron fasika- të prishur dhe të dalur nga rruga e Islamit. Ua bëri me dije se ata janë të lajthitur dhe nuk janë të udhëzuar nga All-llahu”. (Esh-Shifa bitarif hukukul-Mustafa, 2/ 18).

2- All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ٱلنَّبِىُّ أَوْلَىٰ بِٱلْمُؤْمِنِينَ مِنْ أَنْفُسِهِمْ} [الأحزاب: 6].

“Pejgamberi është më i ndieshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre, …”. (El-Ahzab: 6).

Sehli [rahimehull-llah] thotë: “Ai që nuk mendon se duhet të jetë nën pushtetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në çdo gjendje, nuk ka mundësi të shijojë ëmbëlsinë e sunnetit të tij sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

((لا يؤمن أحدكم حتى أكون أحب إليه من نفسه)) الحديث.

“Nuk beson askush prej jush derisa të jem më i dashur te ai se vetveteja e tij”. (Esh-Shifa, 2/ 19).

Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë: “All-llahu [subhanehu ve teala] na ka urdhëruar që ta respektojmë Pejgamberin e Tij duke thënë:

{مَّنْ يُطِعِ ٱلرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ ٱللَّهَ}

“Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut, …”. (En-Nisa: 80). Na ka urdhëruar ta pasojmë duke thënë:

{قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ ٱللَّهَ فَٱتَّبِعُونِى يُحْبِبْكُمُ ٱللَّهُ}

“Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, …”. (Ali Imran: 31). Na ka urdhëruar ta nderojmë, ta përkrahim dhe ta ndohmojmë. Kemi obligime ndaj tij, ashtu siç na i ka sqaruar në Kur’an dhe Sunnet, saqë na e ka bërë obligim ta duam ma shumë se vetveten dhe familjen tonë”. (El-Fetava, 27/ 104).

Poashtu thotë: “Sepse ska shpëtim për asnjërin nga denimi i All-llahut dhe arritje te Mëshira e All-llahut pa ndërjmetësimin e Pejgamberit, pa dashurinë, miqësinë dhe pasimin e tij. Këtë njeri me këto vepra All-llahu e shpëton nga denimi në dunja e ahiret. Dhuntia më e madhe dhe më e dobishme është dhuntia e besimit, e kjo nuk mund të arrihet pa këtë element. Kjo është më e dobishme për secilin se sa vetveteja dhe pasuria e tij. Me te All-llahu e nxjer njeriun nga erësira në dritë. Tjetër rrugë për këtë proces nuk ka. Kurse vetja dhe familja e tij nuk i bëjnë dobi asgjë para All-llahut [subhanehu ve teala]”. (El-Fetava, 27/ 426).

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: “Ai që i jep përparësi të dashurit të tij para vetvetes, pa dyshim se i jep edhe më shumë përparësi para pasurisë së tij…besimtari nuk mundet ta plotësojë gradën e besimit derisa nuk bëhet Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] më i dashur te ai se vetveteja e mos të flasim për fëmijët e prindërit e tij”. (Reudetul-Muhibin, fq. 276).

3- Enes ibn Maliku [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

((لا يؤمن أحدكم حتى أكون أحبَّ إليه من والده وولده والناس أجمعين)).

“Askush prej jush nuk është besimtar derisa të bëhm më i dashur për te se sa prindërit, fëmijët dhe mbarë njerëzit”. (Buhariu dhe Muslimi).

Ibn Haxheri [rahimehull-llah] thotë: “Shenjat e kësaj dashurie që përmendet në këtë hadith është që nëse ndodh që të zgjedh mes humbjes së disa gjërave të tija dhe mospamjes së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], nëse është e mundshme të ndodh kjo, ai ta ketë më lehtë ti humbë ato gjëra se sa pamjen e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. kush është në këtë gradë, e shijon këtë dashuri të lartëpërmednur, përndryshe nuk është i tillë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me praninë dhe humbjen, por kjo vlen edhe për ndihmesën e sunnetit të tij dhe mbrojtjen e sherijatit të tij dhe eliminimi i kundërshtarëve të tij. Këtu hyn edhe urdhërimi në të mirë edhe ndalimi nga e keqeja”. (Fet’hul-Bari, 1/ 59).

Kurtubiu [rahimehull-llah] thotë: “Secili që ka besuar në Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me besim të shëndoshë, nuk mundet e të mos ketë pjesë nga kjo dashuri, edhe pse ata dallojnë mes tyre. Dikush ka arritur maksimumin në këtë drejtim, e disa kanë arritur grada më të ulta, siç është gjendja e atij që është fundosur në epshe, i penguar nga neglizhenca në shumicën e rasteve. Mirëpo shumica e tyre, kur përmendet Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mallëngjohet për parjen e tij, saqë këtij hapi i jep përparësi ma shumë se sa familjes, fëmijëve, pasurisë dhe prindërve, e flijon vehten në gjëra të rezikshme. Në këtë hap e shtyn ndërgjegja e tij, edhe ai aspak nuk ka mëdyshje në këtë drejtim. Kemi parë njerëz që i japin përparësi parjes së varit të tij dhe gjurmëve të tija ma shumë se gjith ajo që kemi përmendur. Kjo vjen kur të zë vend në zemrën e tij dashuria ndaj tij, mirëpo kalon shpejtë me ardhjen e shkujdesit një pas një. All-llahu na ndihmoftë”. (Fet’hul-Bari, 1/ 60).

Hulejmiu [rahimehull-llah] thotë: “Baza e këtij kapitulli është të ndalesh në lavdatat dhe vlerat e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], pastaj gjurmët e mira që i ka lënë në fenë e All-llahut dhe obligimet që i kemi ndaj tij fetarisht dhe zakonisht. Ai që këtë e percepton dhe ka mendje të shëndoshë, e kupton se ai duhet të duhet ma shumë se prindi i mirë në vetvete dhe bamirës e i kujdeshëm ndaj fëmijës së vet dhe se mësuesi, i pranuehsmë në vetvete dhe është i dhënë pas mësimdhënies dhe aktivitetit”. (Shuabul-iman, 2/ 133).

4- Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

((فوَالذي نفسي بيده لا يؤمن أحدكم حتى أكون أحب إليه من والده وولده)).

“Pasha Ate në Dorë të të Cilit është shpirti im, askush prej jush nuk beson derisa të jem më i dashur te ai se prindërit dhe fëmijët e tij”. (Buhariu).

Ibn Haxheri [rahimehull-llah] thotë: “Qëllimi në këtë hadith është dashuria me zgjedhje, e jo ajo natyrore”. (Fet’hul-Bari, 1/ 59).

Poashtu thotë: “Kjo dashuri kuptohet me meditim…nëse mendon rreth dobisë që na ka ardhur nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i cili na nxori nga errësira e kufrit në dritën e besimit, ose drejtpërsëdrejti ose me shkak, e kupton se ai është shkaku i mbetjes së tij të përherhsme ne begatit e pafund. Ai e kupton se dobia e tij qenka dobia me e madhe në të gjitha aspektet. Andaj e meriton që hiseja e tij në dashuri të jetë më e madhe se e tjerëve, sepse dobinë që e shkakton dashuria e tij është më e madhe se dobitë tjera. Mirëpo njerëzit dallojnë në këtë raport për shkak të pranisë së kësaj dije ose shkujdesit nga ajo. Ska dyshim s ehiseja e sahabeve në këtë domethënie ka qenë më e plota, sepse kjo është fryt i njohjes, kurse ata këtë më së miri e njohin”. (Fet’hul-Bari, 1/ 59- 60).

Bejhkaiu [rahimehull-llah] thotë: “Në tërësinë e dashurisë së tij hyn edhe dashuria e familjes së tij, që janë të afërmit e tij, atyreve që u ndalohet dhnia sadaka dhe obligohemi tua japim një të pestën, për shkak të afërsisë me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. në familjen e tij hynë edhe gratë e tija. Ne obligohemi të kujdesemi për to edhe pas shkuarjes së tyre, duke dërguar salavate mbi to dhe duke kërkuar falje për to, duke i përmednur vlerat dhe duke i lavdëruar ashtu siç obligohen fëmijët ndaj nënave të tyre që i kanë lindur madje edhe ma shumë. Për shkak të pozitës që kanë dhe afërsisë me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]…në këtë dashuri hyn edhe dashuria ndaj sahabeve të tija, sepse All-llahu i ka lavdëruar”. (Shuabul-Iman, 2/ 188- 189).

5- Abdull-llah ibn Hishami [rahimehull-llah] thotë:

كنا مع النبي صلى الله عليه وسلم وهو آخذ بيد عمر بن الخطاب، فقال له عمر: يا رسول الله، لأنت أحبُّ إليَّ من كل شيء إلا من نفسي، فقال النبي صلى الله عليه وسلم: ((لا ـ والذي نفسي بيده ـ حتى أكون أحب إليك من نفسك))، فقال له عمر: فإنه الآن ـ والله ـ لأنت أحبُّ إليَّ من نفسي، فقال النبي صلى الله عليه وسلم: ((الآن يا عمر)).

“Ishim duke ndejtur me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i cili e kishte kapur Omerin [radijall-llahu anhu] për dore. Omeri i tha: O i Dërguar i All-llahut, ty të dua më shumë se çdo gjë, përveç vetvetes, atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha:

“Jo, pasha Ate që në Dorë të Tij është shpirti im, derisa të mos më duash më shumë se vetveteja”. Omeri i tha: tani, po, pasha All-llahun të dua më shumë se edhe vetveteja ime. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: “Tani, është në rregull, Omer”. (Buhariu).

Sipas Ibn Haxherit domethënia e këtij hadithi është: “Nuk munet të arrihet kjo gradë e lartë derisa nuk e duam kësisoji Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]”.

Disa asket kanë thënë: “Kjo fjali e ka domethënien: “nuk ke dashuri të vërtetë ndaj meje, derisa nuk i jep përparësi kënaqësisë sime para epshit tand, edhe në qoftë se në këtë veprim është shkatërrimi yt”. (Fet’hul-Bari, 11/ 528).

Ai poashtu thotë: “Përgjigja e Omerit ishte e natyrshme, mirëpo pas mendimit, e kuptoi me argumentim se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është më i dashur te ai se vetveteja, sepse ai është shkaku i shpëtimit nga shktaërrimi në dunja e ahiret. Andaj e lajmëroi atë që zgjodhi. Për këtë erdhi përgjigjeja e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Tani, Omer”. Domethënë tani kuptove dhe e the atë që duheshte”. (Fet’hul-Bari, 11/ 528).

Hulejmiu [rahimehull-llah] thotë: “Nëse na është e qartë se dashuria e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është prej besimit, duhet të sqarojmë lavdatat dhe vlerat që ia ka përmbledhur All-llahu [subhanehu ve teala], që janë gjëra të cilat na shtyjnë ta dojmë edhe ma tepër dhe të besojmë se duhet lavdëruar dhe treguar vlerat e tija, duke i përmednur ato, duke shtuar salavatet ndaj tij, duke e respketuar, duke nxitur në shpalosje të thirrjes së tij, duke zbatuar sherijatin e tij, duke bërë vepra që janë shkak për të fituar shefatin e tij, duke u gëzuar që jemi ummeti i tij, jemi përgjigjeja e lutjes së tij, leximi kronik i Kur’anit, i cili flet me argumentet e tija. Ai që këto vepra i ban, ai është njeriu që me të vërtetë e don”. (Shuabul-Iman, 2/ 187).

Përshtati: Bekir Halimi

www.alminbar.net

Check Also

Salvini vë në dyshim mbijetesën e BE

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, shprehu dyshimet e tij nëse Bashkimi Evropian, i …