Home / Feja / Çfarë e prishë agjërimin?

Çfarë e prishë agjërimin?

Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë): “Gjërat që e prishin agjërimin, të cilat i lexojmë në Kuran janë tri:
1. Ngrënia
2. Pirja dhe
3. Kontakti intim.
Sa i përket ngrënies dhe pirjes, këtu bën pjesë çdo ushqim apo pije, qoftë i lejuar apo i ndaluar, i dëmshëm apo i dobishëm, pak apo shumë. Së këtejmi, pirja e duhanit e prishë agjërimin, edhe pse është e dëmshme dhe e ndaluar (haram).
4. Dalja e spermës me epsh (përjashtim bën ejakulimi në gjumë).
5. Injeksionet të cilat e zëvendësojnë ushqimin dhe pijen, pra injeksionet ushqyese.
Ndërsa, injeksionet që nuk janë ushqyese, nuk e prishin agjërimin, pavarësisht se a i merr njeriu në damarë, apo në muskuj, sepse ato nuk janë ushqim e pije, dhe as në kuptimin e ushqimit dhe pijes.
6. Vjellja e qëllimshme.
7. Dalja e gjakut të menstruacioneve apo të lehonisë.
8. Nxjerrja e gjakut nëpërmjet hixhames.”
(Fetaua ibn Uthejmin)

 

Check Also

Politikani i njohur britanik shërben iftar, ja cfarë fjalësh i ka përzgejdhur për besimtarët e vendit të tij /Foto-Video/

Politikani britanik Jeremy Corbyn, i cili sherben edhe si kreu i Partisë Laburiste, ka qenë …