Home / Bota / Bashkimi Evropian do t’ia kthejë goditjen SHBA-ve

Bashkimi Evropian do t’ia kthejë goditjen SHBA-ve

Bashkimi Evropian do të imponojë ”kundër masat balancuese” pasi që SHBA-të kanë paralajmëruar futjen e doganës në importin e çelikut dhe aluminit nga Kanadaja, Meksika dhe Bashkimi Evropian, ka thënë shefi i Komisionit.

Doganat të cilat do të hyjnë në fuqi të premten në mesnatë, do të përfundojë përjashtimi dymujor i cili ka vlejte për aleatët kyç amerikan. Ato përfshijnë doganat prej 25% për importin e çelikut dhe 10% për importin e aluminit. Gjatë fjalimit në Bruksel Jean-Claude Juncker, kryetari i Komisionit Evropian, ka premtuar se do të shpall masa reciproke më vonë.

“Kjo është ditë e keqe për tregtinë botërore”, ka thënë ai.”Menjëherë do të paraqesim propozimin tonë të zgjidhjes Organizatës botërore tregtare(WTO). Gjatë orëve në vijim do të shpallim kundër masat. Të gjithë atë që bëjnë, mundemi të bëjmë edhe ne. Plotësisht është e papranueshme në tregtinë botërore që një shtet të fus masa të njëanshme”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se përgjigjja e BE-së do të jetë ”inteligjente, e vendosur dhe e përbashkët”, duke shtuar se doganat nuk janë në harmoni me rregullat e WTO-së. Në Twitter Manfred Weber, kreu i Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian ka thënë se Evropa”nuk ka zgjidhje” përveç se të mbrohet.”Nuk do të pranojmë këtë vendim trishtues pa reaguar”, ka thënë ai.

Meksika poashtu ka paralajmëruar dogana reciproke për importin nga SHBA-të, duke përfshirë..molla, rrush, djathë dhe çeliku i farkëtuar, thekson ministria meksikane e ekonomisë. Në kumtesë shfrytëzimi i sigurisë kombëtare amerikane si arsyetim kritikohej si e pahijshme”, dhe shtoi se doganat do të ndikojnë në industrinë kyçe amerikane, sikur në sektorin automobilistik, hapësinor dhe elektronik.

Para se të jetë publikuar futja e doganave, ministrja e punëve të jashtme kanadeze Chrystia Freeland ka thënë se qeveria amerikane do të ndërmerr hapa për të siguruar vendet e punës dhe industrinë, duke quajtur arsyetimin amerikane ”tërësisht absurd”.

“Qeveria është absolutisht e gatshme dhe ne do të mbrojmë industrinë dhe punët e Kanadasë. Do të përgjigjemi në mënyrë adekuate”, ka thënë ajo. Ministri amerikan i tregtisë Wilbur Ross, i cili ka shpall futjen e doganave, ka thënë të enjten se masat reciproke do të ketë me siguri por me pasoja të vogla për ekonominë amerikane. Ai ka shtuar se konsideron se marrëdhënia në mes SHBA-ve dhe aleatëve do të jenë të goditur me këto dogana, por nuk do të jenë afatgjatë dhe se aleatët “me kohë do të tejkalojnë këtë”.

Burimi : Al Jazeer/ ML

Check Also

Koment – Kongresi Evropian i Intelektualëve Myslimanë

Analizë në kuadër të serialit radiofonik “Perspektiva Globale” nga prof. dr. Kudret Bülbül, dekan i …