Home / Feja / Alkame dhe nëna e tij (ngjarje e vërtetë)

Alkame dhe nëna e tij (ngjarje e vërtetë)

Alkame, i cili ishte plot shëndet e fuqi sëmuret aq rëndë saqë nuk ishte në gjendje të thoshte ndonjë fjalë e as të shprehte shehadetin. Familja e tij dhe njerëzit që vinin për ta vizituar ia përkujtonin shehadetin duke shpresuar se edhe ai do ta thotë pas tyre, mirëpo gjuha e tij nuk punonte dhe nuk ishte në gjendje të thoshte “La ilahe il-lallah”. Famil

ja dhe të afërmit u dëshpëruan shumë për atë gjendje të tij. Duke mos gjetur rrugëdalje tjetër nga ai pikëllim i madh për Alkame, njëri prej të afërmve të tij shkon te Pejgamberi (savs) dhe e lajmëron për gjendjen e atij të riu.

Muhamedi (savs) e pyet personin që e lajmëroi për gjendjen e Alkames: “A ka Alkamja prindër? Personi me fjalë nuk e kuptoi njëherë fshehtësinë e një pyetjeje të tillë e cila nuk kishte të bëjë me sëmundjen e Alkames, por megjithatë iu përgjigj Pejgamberit: “I ati i ka vdekur, e nënën e ka të moshuar…”

Pejgamberi (savs), e dërgoi atë që ta thirrë nënën e tij. Erdhi nëna e mirë dhe Pejgamberi (savs), e pyeti për sjelljet e birit të saj dhe për gjendjen momentale.Ajo tha: “Rregullisht e falte namazin, jepte sadakë e zekat, e agjëronte Ramazanin… Nëna ishte e sinqertë dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm e dinin se ajo ishte duke e thënë të vërtetën për birin e saj.

Pastaj, Pejgamberi (savs), e pyeti nënën e Alkames se si ishte gjendja mes asaj dhe birit të saj? Me këtë Pejgamberi (savs), dëshironte të dijë diçka më shumë rreth marrëdhënieve të birit me nënën e tij. Nëna mendoi pak dhe tha: “Unë jam e hidhëruar ndaj tij!”

Pejgamberi i tha: “Pse ashtu?!”

Nëna e Alkames me një zë të ulët dhe të pikëlluar tha: “E çmon dhe i jep përparësi më tepër gruas së tij se mua…”

Pejgamberi (savs), tha: “Hidhërimi i nënës ndaj tij është shkak që është penguar gjuha e tij nga thënia e shehadetit.”

Të gjithë të pranishmit ndjenë një tronditje të madhe për Alkamen, për atë të ri i cili falte namaz, jepte sadaka, agjëronte, por nuk i kishte dhënë hakun përgjegjësisë që kishte ndaj nënës së tij, përkundër kësaj i kishte dhënë përparësi gruas, e kishte çmuar dhe vlerësuar shumë më tepër atë që kishte dëgjuar nga gruaja sesa fjalët e nënës dhe me këtë kishte shkaktuar hidhërimin e nënës së tij.

Atëherë, Pejgamberi (savs), e ktheu kokën prej Bilallit (r.a.), dhe tha: “Shko e sillmi disa dru ta djeg Alkamen në zjarr!”

Kur e dëgjoi këtë, nëna shprehu një zë pikëllues dhe të dhimbshëm dhe tha: “O i Dërguar i Allahut, don ta djegësh birin tim, lulen e zemrës sime në praninë time? Si do të mund ta bart këtë zemra ime?

Pejgamberit, alejhi selam, i shkoi buza në gaz, sepse fjalët e tij rreth djegies së Alkames dhanë rezultatin e dëshiruar, pasi ai kishte dëshirë që nëna e Alkames t’ia falë gabimin birit të saj. Pastaj, Pejgamberi i tha nënës së Alkames: “Nëse dëshiron që Zoti të jetë i kënaqur dhe ta shpëtojë birin tënd, falja gabimin, pajtohu dhe bëhu e kënaqur ndaj tij.”

Pejgamberi (savs), heshti për një moment e pastaj tha: “Pasha Atë në duart e të cilit është shpirti im, nuk do të përfitojë asgjë me namazin, sadakën dhe agjërimin e tij derisa ti je e hidhëruar ndaj tij.”

Atëherë, nëna e dashur e ngriti zërin nga thellësia e shpirtit dhe tha: “Po dëshmoj para Zotit, po të dëshmoj ty o i Dërguar i Allahut, po dëshmoj para të gjithë këtyre që janë të pranishëm: “Unë ia fala gabimin dhe jam e kënaqur ndaj tij.”

Kur nëna e shpalli pajtimin ndaj djalit të saj, ia fali gabimin dhe e largoi hidhërimin, Pejgamberi (savs), tha: “Bilall, shko dhe shiko a po e thotë shehadetin? Me këtë deshi të provojë se a e kishte thënë nëna pajtimin dhe fjalën me zemër, apo nuk e kishte thënë me zemër, por vetëm pse ishte turpëruar prej Pejgamberit.

Kur shkoi Bilalli (r.a.), te dera e Alkames (r.a.), e dëgjoi atë duke thënë shehadetin. U kthye dhe e lajmëroi Pejgamberin (savs), se po e thoshte shehadetin.

Andaj, le të ketë kujdes çdo i mençur që të mos bëjë lëshime ndaj prindërve se përfundimin do ta ketë të keq! Le të bëhet i zellshëm për bamirësinë ndaj tyre sepse ata shpejt e marrin rrugën për në botën tjetër e pastaj ty të kaplon pendimi!

Lusim Allahun që të jemi të dëgjueshëm ndaj prindërve, salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin Muhamed, familjen dhe shokët e tij.

Pershtati: Miftar Ajdini

Burimi: https://www.scribd.com/document/36257881/Tregime-Interesante-Reth-Islamit/

Check Also

Video: Arshi i Allahut dhe 7 qiejt All-Llahu Ekber #shperndajeni

Arshi i Allahut dhe 7 qiejt 😱😱 All-Llahu Ekber #shperndajeni loading...