Home / Feja / A janë një lloj droge hapet qetësuese?

A janë një lloj droge hapet qetësuese?

Pyetja:

Jam e martuar dhe kam 3 fëmijë. Si kudo edhe unë ballafaqohem me sfida të ndryshme, me probleme që nuk i kam paramenduar dhe nuk ndihem edhe aq mirë, s’jam e qetë, shumë më është bezdisur edhe vetja, se shumë ankoj nga dhimbjet, por jo sëmundje të definuar. Kam bërë vizita te mjeket, më kanë rekomanduar që të përdor hape qetësuese, mirëpo ajo që po më intereson të pyes është kjo: A janë një lloj droge hapet qetësuese, që për momente më bëjnë të mos di se çfarë kam bërë, si një lloj dehjeje dhe njëkohësisht më vënë në gjumë, d.m.th. a janë ato sikurse një lloj alkooli që ia humbin mendjen njeriut?
Ato kanë efektin e vet, por kanë edhe kundërindikacionin, që po e vërej te vetja. Për momentin po më qetëson, por pasojat mund të jenë edhe më të mëdha, unë i përdor vazhdimisht. A më lejohet t’i përdor sipas ligjeve islame apo çka? Më këshilloni çfarë të ndërmarr, se gjendem në situatë jo aq të mirë.
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Në esencë lejohet përdorimi i barnave që përmbajnë sasi të materieve që ndikojnë në qetësimin e pacientit, qoftë në ndalimin e dhimbjeve apo për qetësim nervor. Ndërsa nëse kanë në përbërje alkool, materie që humbin vetëdijen apo të vënë në gjumë, themi se kjo varet se sa është e madhe sasia e këtyre materieve. Dijetarët bashkëkohorë theksojnë se nëse përdoret sasi e vogël alkooli apo materiesh dehëse dhe nëse ajo sasi tretet gjatë përpunimit të barit, atëherë ai bar është i lejuar. Ata nisen nga argumentimi me hadithin e Muhamedit salallahu alejhi ue selem: “Çdo pije që të deh në sasi të madhe të konsumimit, edhe sasia e vogël e saj është e ndaluar.” Shënon Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibën Maxhe dhe të tjerë.

Shejh Abdulaziz Ibën Bazi thotë: “Nëse (ilaçi) nuk deh (sikur alkooli), edhe nëse përdorim shumë prej tij, por me të arrihet pakësimi, mpirja dhe zbutja e dhimbjeve, atëherë nuk ka të keqe në këtë.”1

Sido që të jetë, më herët kemi publikuar një deklaratë të dijetarëve bashkëkohorë rreth përdorimit të barnave që përmbajnë sasi alkooli dhe materie narkotike, prandaj mund të lexoni aty:

http://www.klubikulturor.com/pyetje/2008/a_lejohet_alkooli_si_sherim_

dhe_a_me_lejohet_ta_pi_kete_ilac_qe_bleva.htm

Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi
4.7.2008

1 “Mexhmu Fetava Ibën Baz”, vëll. 6, f. 18.

Check Also

Një burrë i tha gruas së tij se nuk e donte më atë. Por ja çfarë i tha gruaja që ai t’i lutej të qëndronte …

Një çift i martuar ishte duke shijuar darkën e tyre kur burri papritmas tha: “Shefi …