Home / Op/Ed / 5 Detajet themelore psikologjike për të lexuar miqtë tuaj
Like faqes ne Facebook

5 Detajet themelore psikologjike për të lexuar miqtë tuaj

5 Detajet themelore psikologjike për të
lexuar miqtë tuaj

Për të qenë në gjendje të parashikojnë
sjelljen e njerëzve dhe se çfarë mendojnë ata në atë moment duhet të bazohemi
në vëzhgimin psikologjik dhe jo në magji apo në qasje burdushiane. Të
ashtuquajturit “lexuesit e mendjës”,  që i shikojmë në seriale apo shfaqje filmash
nuk janë magjistarë, por vëzhgues të suksesshëm, të cilët kanë fituar njohuri
dhe shkathëtësi për të njohur njerëzit e tjerë në bazë të gjuhës sëtrupit. Nëse
e zhvillojmë veten dhe e përdorim në jetën e përditshme këtë praktikëtë leximit
të mendjes, gjithashtu mund të bëjmë përparim në interpretimin e saktë dhe
njohjen e personava, duke u bazuar tek ajo që flasin dhe më shumë tek ajo që
nuk flasin.

Gjuha e trupit
është një nga detajet më të rëndësishme.

Lëvizjet e trupit të njeriut mund të japin mesazhe shumë të qarta
në lidhje me komunikimin joverbal. Po ta keni vëmendjen tek levizja  e këmbëve dhe gjestet e pakontrolluara
institktive të një personi, do vëreni se niveli i stresit dhe ankthit kuptohet nga
lëkundja e këmbëve. Emocionet dhe mendimet shpesh reflektohen në gjuhën e
trupit.

Toni i zërit dhe mënyra se si i thotëfjalët
janë një idikator i rëndësishëm për të kuptuar mesazhin.

Nuk ka nevojë të flitet se sai rëndësishëm është toni në komunikimin e ndërsjelltë. Ndonjëherë vëmendja duhet të drejtohet, jo vetëm tek fjalët e folura, por edhe tek mënyra se si ato janë thënë. Sa më e madhe të jetë dridhja e tingullit, aq më madhe është mundësia që ne të zbulojmë ndjenjat e vërteta, që personi në fjalë fsheh. Një nga pikat kryesore këtu është njohja e tonit normal të zërit të personit tjetër dhe krijimi i një krahasimi me tonin aktual. Dikush është i ngadalshëm në të folur, sepse ai në fakt zgjedh fjalët e tij dhe mund të fshehë diçka nga ju. Ose dikush flet shumë më shpejt se zakonisht, në këtë rast është duke dërguar një seri fjalësh që truri juaj duhet të përballojë dhe mund të jetë një proces bindjeje, i cili ndodh duke krijuar konfuzion.

Frymëmarrjen e personitështë një nga
lëvizjet më të vështira për tu kontrolluar.

Ndërsa kontrolli i gjesteve dhe i lëvizjeve të trupit është
më i lehtë, frymëmarrja është një nga lëvizjet më të vështira për t’u
kontrolluar. Prandaj, ajo gjithashtu mund të adresojë emocionet e njerëzve.
Nëse janë duke marrë frymë thellë para juve, mund të jetë tregues se personi
eshtë në stres. Vëzhgoni se si një person merr frymë për të mësuar gjendjen
psikologjike të tij. Mund të hiqet sikur është i qetëdhe i pa shqetësuar, por
ndërkohëështëduke marrë frymë shpejt dhe thellë. Kjo mund të thotë se ajo/ai po
fsheh diçka. Nëse dikush mund të marrë frymë qetësisht, gjendja psikologjike e
tij / saj është e qëndrueshme, që do të thotë se ajo/ai është i vërtetë në atë
që thotë.

Bebëzae syve dhe lëvizjet e tyre tregojnëmë
shumë se sa parashikojmë.

Shumica e hulumtimeve thonë se bebëzat e syrit tuaj rriten kur
hyni thellë në mendime. Është interesante, kur mbingarkoni trurin tuaj, bebëzat
e syrit tuaj bëhen mjaft të mëdhenj. Kur flisni me dikë, nëse bebëzat e tyre po
rriten kjo do të thotë që ata janë të interesuar në atë që thoni, nëse ato po
zvogëlohen, kjo do të thotë që personi nuk është shumë i interesuar në atë që
thoni. Por, nëse bebëzat e tij janë të mëdha, do të thotë se ai është
jashtëzakonisht i shqetësuar për ty dhe për atë që thua. Ju gjithashtu duhet të
keni parasysh vendin (ambjentin) senga ku po i vëzhgoni bebëzat e tij. Siç
dihet bebëzat  rriten në dritë të dobët
dhe bëhen më të vogla kur marrin shumë dritë.

 Mos harroni se jeni në një marrëdhënie
reflektimi pasqyrë për të tjerët.

Komunikimi është gjithashtu një shkëmbim energjish. Energjia
e tjetrit reflektohet në energjinë tuaj dhe kjo realizohet në mënyrë të
pandërgjegjshme. Ky është një detaj shumë i rëndësishëm që nuk përfillet.
Interpretimi i energjisë që reflektohet nga personi me të cilin po komunikoni
do t’ju ndihmojë të kuptoni ndjenjën e qenies njerëzore. Vëzhgoni energjinë.

Batjar Halili

Psikolog

Like faqes ne Facebook

Check Also

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi që Irani ka të drejtë ligjore për të rimarrë 2 miliardë dollarët e ngrirë nga SHBA-ja

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) ka vendosur se Irani mund të vazhdojë me veprimet ligjore …