Home / Izraeli / 1999 – Kur palestinezët dogjën flamurin serb si shenjë mbështetje për Kosovën /Video/

1999 – Kur palestinezët dogjën flamurin serb si shenjë mbështetje për Kosovën /Video/

Pak kohë pas vendimit të administratës së presidentit amerikan, Trump, që ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, kanë shpërthyer reagimet anë e mbanë globit rreth kundërshtimit të këtij vendimi.

Ishte presidenti turk, Erdogan, ai i cili kundërshtojë ashpër i pari këtë vendim të presidentit amerikan, ku ka zhvilluar takime të jashtëzakonshme me mbretin e Arabisë Saudite, Selman.

Pas këtij reagimi nuk ka vonuar shumë kanë reaguar edhe përfaqësuesit e Gjermanisë, si dhe para pak kohësh edhe përfaqësuesja e BE-së, Mogherini.

Kurse sot protestohet zhvendosja e ambasadës amerikane nga Tel-Aviv për në Jerusalem/Kuds, sipas mediave ndërkombëtare deri tani mbi 50 civilë palestinez mbetën të vrarë dhe mbi 2000 të plagosur.

E kosovarët kanë çka kujtojnë nga palestinezët sepse këta të fundit kundërshtonin ashpër agresionin serb mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë, madje ata kanë realizuar disa protesta ku kanë brohoritur me slogane anti-serbe.

Në një video të publikuar në internet kohë më parë shihet se si më 1999, vit ky lufte në Kosovë, palestinezët djegin flamurin serb në shenjë proteste ndaj krimeve serbe.

Check Also

Video: Globi Islam

#ShprëndajeSubhanAllah 😢 Në Mesin e Bombardimëve Këta Musliman Falin Namaz – Mallkuar Qofshin Zullumqarët