Home / Shendeti / Zhdukni dhimbjen e kokës dhe ankthin me këtë bimë

Zhdukni dhimbjen e kokës dhe ankthin me këtë bimë

Mjekësia popullore ka shumë për të ofruar kur është fjala për lehtësimin e dhimbje së kokës. Për shembull livando. Me vetitë e saj të fuqishme anti-inflamatore, anti-fungale dhe anti-depresive, kjo barishte e purpurt mund të përdoret në shumë mënyra për të lehtësuar dhimbje koke kronike. Një nga metodat e përdorimit të livandos për trajtimin e dhimbjeve të kokës është limonata e livandos.
Çfarë ju nevojitet për këtë recetë:
• 1 filxhan mjaltë
• 12 gota uji
• 1 lule e thatë livandoje
• lëng nga 6 limona
Pasi e keni zierë ujin, hiqeni nga nxehtësia pastaj shtoni livando. Mbulojeni enën dhe lëreni për 1 orë. Tek lëngu shtoni mjaltë dhe lëngun e limonit. Ju mund ta shërbeni të ngrohtë ose të ftohtë me akull. Receta është për 6 persona.
Livando njihet si një ilaç anxiolytic. Kjo do të thotë se si analgjezik, ka efekt qetësues dhe përmirëson humorin. Ndaj është një zgjidhje e përsosur natyrore për trajtimin e stresit dhe dhimbjeve të shkaktuara nga spazma e muskujve dhe tensioni në trup. Është zbuluar se vetëm thithja e aromës së vajit të livandos mund të lehtësojë dhimbjen e kokës. Megjithëse shumë dhimbje koke janë rezultat i dehidratimit, sidomos kur ato shoqërohen nga goja e thatë, përgjumja, zvogëlimi i prodhimit të urinës dhe kapsllëku. Ju lehtë mund të hidratoni trupin tuaj dhe me një lëng të thjeshtë si limonata e livandos.
Nëse keni lëkurë të thatë, përzieni 5-6 pika vaj esencial të livandos në ujin e vaskës tuaj.
Për të lehtësuar stresin natyrisht, përhapni 10-12 pika vaj esencial livando në ajër.
Për përfitime të shumta shëndetësore, si përmirësimi i cilësisë së lëkurës, relaksimi i mendjes suaj ose përmirësimi i gjumit tuaj, shtoni 2 pika vaj livandoje në vajin tuaj të preferuar për të bërë vaj trupi me të gjitha përfitimet e livandos.
Burimi: Healthyfoodteam
©gatuajshendetshem/a.c./
Shperndaje lajmin Zhdukni dhimbjen e kokës dhe ankthin me këtë bimë ne facebook, twiter, google+ etj.

Check Also

30 – O ZOT! ZGJEROMA KRAHARORIN TIM, LEHTËSOMA PUNËN TIME DHE ZGJIDHMA NYJEN E GJYHËS SIME, QË ATA TË KUPTOJNË FJALË TIME!

O Zoti im, zgjeroma kraharorin tim, lehtësoma punën time, dhe zgjidhma nyjen e gjuhës sime, …