Home / Bota / Zbulimi i dimensioneve të reja të mbrojtjes së terroristëve nga Izraeli në Siri

Zbulimi i dimensioneve të reja të mbrojtjes së terroristëve nga Izraeli në Siri

Gazeta izraelite Haaretz pranoi në një raport se Izraeli është duke armatosur rëndë terroristët në Siri. Më parë, Ministria sioniste e Shëndetësisë raportoi se më shumë se 1,400 të plagosur në Siri janë trajtuar në spitalet izraelite.

Në lidhje me këtë, analistja amerikane Elizabeth Sorkoff tha se më shumë se shtatë grupe terroriste në rajonin Golan të Sirisë, tani marrin armë, municione dhe para nga Izraeli për blerjen e më shumë pajisjeve ushtarake. Wall Street Journal gjithashtu raportoi kohët e fundit se Izraeli po dërgon armë dhe mbështet grupe të ndryshme terroriste në Siri. Sipas gazetës amerikane, Izraeli ka krijuar një njësi speciale për të dhuruar ndihmë për grupe të ndryshme terroriste në vitin 2000 dhe u ka dhuruar terroristëve armë, municione dhe para për të paguar pagat. Grupet e armatosura terroriste në Siri, shesin dhe blejnë armë amerikane në zonat e kontrolluara prej tyre. Sipas një raporti të CNN, armët amerikane tregtohen në zonat e kontrolluara nga terroristët në veri të Sirisë. Kur kanë kaluar 7 vjet nga lufta në Siri, Amerika vazhdon të dërgojë armatime për grupet terroriste kryesisht në veri të Sirisë. Sipas kanalit CNN, armët e tregtohen në zonat kontrolluara nga terroristët në Siri janë kryesisht bomba, snajper, hedhës predhash, dylbi me infrared të gjitha të prodhuara në Amerikë. Qeveria amerikane këto armatime i ka dhënë në vitin 2015 për të ashtuquajturit grupe moderatore në Siri. Kohë më parë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se ushtria siriane ka zbuluar pajisje radiofonike të prodhuara nga Evropa e që përdoreshin nga terroristët. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi të shtunën se ushtria siriane ka identifikuar pajisje radiofonike të terroristëve të prodhuara nga Evropa. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë përmes publikimit të një deklarate, ka njoftuar: Gjatë operacioneve për spastrimin e zonave që më parë ishin të kontrolluara nga terroristët, janë zbuluar pajisje radiofonike më moderne të prodhuara në Evropë.

Po ashtu gjatë këtyre operacioneve janë zbuluar edhe armatime dhe municione që i përkisnin grupit terrorist ISIS. “Gjithashtu, forcat siriane kanë zbuluar banderola dhe shenja të një grupi rebel të trajnuar në Shtetet e Bashkuara, duke treguar se Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin të ngadalësonin procesin sirian të paqes duke formuar një grup kryengritësish të mbështetur nga ISIS. “Këto fakte pasqyrojnë përfshirjen e SHBA në trajnimin dhe formimin e një grupi kryengritës të mbështetur nga SHBA, i cili përbëhet nga elementë të dështuar të ISIS”, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë./ PT

Check Also

Video: Hoxhë Mazllam Mazllami Në Prizrën është Liruar Nga Akuzat Dhe është Dal Plotësis…

Hoxhë Mazllam Mazllami Në Prizrën është Liruar Nga Akuzat Dhe është Dal Plotësisht i Pafajshëm …