Home / Bota / Yıldırım: Respektojmë edhe ata që në referendum do të votojnë kundër reformave

Yıldırım: Respektojmë edhe ata që në referendum do të votojnë kundër reformave

Kryeministri Yıldırım tha se terroristët, separatistët dhe tradhtarët e PKK-s dhe FETO-s kanë bashkuar forcat në fushatën të cilën po e zhvillojnë për të parandaluar zbatimin e ndryshimeve kushtetuese

IGDIR (AA) – Kryetari i partisë në pushtet në Turqi, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) dhe Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, tha se duhet të respektohen të gjithë votuesit që do të votojnë në referendumin e prillit për ndryshimet kushtetuese, pa marrë parasysh se si votojnë, duke shtuar se të gjithë duhet të mendojnë rreth faktit se të gjithë terroristët dhe të gjithë armiqtë e Turqisë zëshëm mbështesin “jo”-në referendum, raporton Anadolu Agency (AA).

Propozimi për ndryshimet kushtetuese në Turqi ka kaluar procedurën parlamentare dhe më 16 prill, rreth kësaj do të mbahet referendum. Reformat parashikojnë vendosjen e sistemit presidencial, ndërsa kryeministri Yıldırım në tubimin e sotëm në Igdir theksoi se ky do të jetë një akt demokratik.

“I respektojmë edhe ata që do të votojnë kundër referendumit. Ne jemi këtu që t’i shërbejmë popullit, pavarësisht se si voton. Nuk janë të gjithë ata që votojnë kundër reformave terroristë dhe tradhtarë, por duhet të shohim se të gjithë terroristët dhe armiqtë e vendit tonë zëshëm mbështesin ‘jo’-në në referendum, prandaj këtë fakt të gjithë duhet ta marrim në konsideratë para se të vendosim se kujt do t’ia japim votën”, tha Kryeministri Yıldırım.

Kryeministri Yıldırım tha se terroristët, separatistët dhe tradhtarët e PKK-s dhe FETO-s kanë bashkuar forcat në fushatën të cilën po e zhvillojnë për të parandaluar zbatimin e ndryshimeve kushtetuese.

Ai kritikoi vendet evropiane që lejojnë përkrahësit e PKK-së dhe FETO-s të mbajnë tubime dhe që udhëheqin fushatë kundër ndryshimeve kushtetuese në Turqi, dhe nuk lejon zyrtarët e Turqisë të takohen me qytetarët turq që jetojnë në këto vende.

“Ajo që Evropa sot po bënë janë standarde të dyfishta dhe dyfytyrësi klasike. Shikoni se si Evropa ua hap dyert terroristëve, kurse neve që përkrahim ‘po’ në referendum na i mbyll dyert. Shpresoj se jemi të gatshëm që më 16 prill, t’ua japim përgjigjen më të mirë për këtë standard të dyfishtë”, ka thënë Yıldırım.

Check Also

Kurrë mos u shoqëro me këta 5 persona.

Këshillë nga Zejnul Abidin, nipi i Aliut radijAllahu anhu. Ebu Xha’feri Muhamed ibën Aliu thotë: …