Home / Feja / Xhamia haxhi Ismail, xhamia e vetme e mbijetuar në Nikshiç

Xhamia haxhi Ismail, xhamia e vetme e mbijetuar në Nikshiç

Në qytetin malazez Nikshiç, më parë kanë ekzistuar nëntë xhami. Sot, e vetmja xhami që ka mbijetuar është xhamia haxhi Ismail, të cilën besimtarët e këtij qyteti e mirëmbajnë sepse për ta ajo është shtyllë e fesë. Kjo xhami duket shumë e thjeshtë, me një minare prej 15 metrash.

Xhamia haxhi ismail është e hapur ditën e xhuma, për muajin e Ramazanit dhe për Bajram, mirëpo besimtarët shpresojnë që të kenë imam të rregullt për pesë kohët e namazit, i tha agjencisë Anadolija këshilltari i xhamisë Mirsad Agovic.

Në zonën e Nikshiçit më parë ka pasur nëntë xhami. Pesë kanë qenë në zonat rurale ndërsa katër në qytet. Kështu që kjo xhami është e vetmja e mbijetuar. Ne kemi disa foto që tregojnë se këto xhami kanë ekzistuar deri në vitin 1941.

Derisa ekziston xhamia haxhi Ismail , do të ekzistoj edhe Islami, është ky mesazhi i Agoviçit.
Xhamia është ndërtuar nga një banorë i Nikshiçit, haxhi Ismail që i takon fisit Mekiç dhe kjo e bën më specifike këtë xhami për besimtarët e këtij qyteti.

Check Also

Sulm terrorist ndaj ambasadës së Katarit në kryeqytetin e Sirisë

Sulmi i terroristëve në rajonin Abu Ramana në Damask, kryeqytetin e Sirisë ka lënë të …