Home / Bota / Vrasin muslimanin për hatër të një lope

Vrasin muslimanin për hatër të një lope

Policia në shtetin indian të Raxhastanit po heton vdekjen e një burri të besimit islam në duart e një skuadre mbrojtëse të lopëve.

Sipas burimeve të policisë, disa njerëz sulmuan tri automjete që po transportonin lopë. Pesë vetë u dërguan në spital me plagë të rënda, ndërsa njëri prej tyre gjeti vdekjen nga ky sulm.

Lopa është e shenjtë për hindusët, prandaj dhe vrasja ose therja e saj konsiderohet e paligjshme në disa shtete të Indisë, përfshirë edhe Raxhastanin.

Të afërmit e viktimës, i identifikuar si Pehlu Khan, thanë se z. Khan nuk ishte kasap, por një fermer, merrej me tregtinë e bulmetit.

Një nga këto shtete indiane ku është ndaluar therja e lopëve, ka vendosur deri edhe burgim të përjetshëm për ata që e kryejnë këtë veprim.

Përveç ligjeve të shtetit, popullsia hinduse ka ngritur edhe të ashtuquajturat ‘skuadrat ruajtëse të lopës’, të cilët kanë marrë përsipër të mbrojnë shenjtërinë e kësaj kafshe shtëpiake.

Të tilla skuadra kontrollojnë shpesh automjetet në rrugë dhe rrahin tregtarët e lopëve./

Burimi: BBC/ fryte.net

The post Vrasin muslimanin për hatër të një lope appeared first on Gazeta Impakt.

Check Also

Mësojeni suren që ju ndihmon të mos e ndjeni varfërinë

Mësojeni suren që ju ndihmon të mos e ndjeni varfërinëKush e lexon suren Vakia pas …