Home / Feja / VIRTYTET E PROFETIT MUHAMED MUSTAFA (S.A.S) 1 – Ali Xhumua

VIRTYTET E PROFETIT MUHAMED MUSTAFA (S.A.S) 1 – Ali Xhumua

Profeti Muhamed (s.a.s) ka një pozitë të lartë dhe një vlerë të veçantë te Zoti i tij. Ai është mbi çdo krijesë tjetër, zotëria i bijve të Ademit (a.s), zotëria i gjithësisë dhe esenca e saj. Ai është më i lartë sesa engjëjt, më i vlefshëm sesa arshi dhe të vërtetën e pozitën e tij të lartë nuk e di askush tjetër përveç Krijuesit të tij Suprem.
Zoti ynë e ka veçuar atë me lëvdata të ndryshme, duke e përmendur atë në Kuran me cilësitë më të bukura. E cilësoi atë me mëshirë dhe tha: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët”. (Enbija, 21/107) Gjithashtu tha: “Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga mesi juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër, që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.” (Teube, 9/128) Allahu i Lartësuar e përshkroi atë si dritë udhëzuese në të vërtetën dhe u shpreh: “O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues.” (Ahzab, 33/45) Përsëri tha: “O ithtarët e Librit! Juve ju erdhi i Dërguari Ynë, i cili ju shpjegon gjëra nga ato që i keni fshehur ju prej Librave (Teuratit dhe Ungjillit) dhe ju fal shumë. Juve ju erdhi prej Allahut dritë (i Dërguari) dhe Libër i qartë (Kurani).” (Maide, 5/15)
E lavdëroi atë me moralin e tij duke thënë: “Vërtet që ti je në një shkallë të lartë morali”. (Kalem, 68/4) Profeti e përmendi qëllimin e dërgimit të tij: “Unë nuk jam dërguar, veçse për t’i përsosur moralet e larta”. Transmeton Ahmed b. Hanbel.
E veçoi Allahu atë midis profetëve të tjerë, kur ju drejtua atyre me thirrje sipas emrave përkatës. Ai që hulumton rreth Kuranit Famëlartë, shikon se Allahu i drejtohet profetëve të tjerë, përpara tij me emrat e tyre specifikë. Zoti i Lartësuar thotë: “O Nuh, ai nuk është nga familja jote”. (Hud, 11/46) “O Ibrahim, shmangu prej kësaj!” (Hud, 11/76) “O Musa! Në të vërtetë, Unë jam Zoti yt!” (Taha, 20/12) “O Isa! Unë do të të marr, do të të ngre pranë Meje.” (Ali Imran, 3/55) Dhe, “O Daud! Ne të kemi bërë mëkëmbës në Tokë.” (Sad, 38/26)
Përsa i përket Profetit tonë (a.s), Allahu i Lartësuar nuk e thirri atë asnjëherë vetëm me emrin e tij në Kuran, por gjithnjë iu drejtua: “O Profet”! “O i Dërguar”! “O ti, i Mbështjellë!” (Muddethir, 74/1) “O ti i mbuluar!” (Muzzemmil, 73/1)
Ai e kishte merituar këtë pozitë që ia dhuroi Allahu dhe gjithashtu meriton që ne ta duam me gjithë zemrat. Ai u përball me vështirësitë vetëm për shkakun tonë. Askush nuk mund ta fshehë ndikimin e butësisë së tij dhe përballjen e tij me vështirësitë. Prej çdo njeriu të butë është njohur ndonjë gabim, sado i vogël, ndërsa Profeti ynë, me shtimin e vështirësive e forconte edhe më shumë durimin e tij dhe me teprimin e të paditurve e shtonte butësinë, si pjesë e karakterit të tij.
Përktheu: Aorel Senja //

Check Also

saimir tahiri 1 2 3 4

ssssssssssssssssssssssssssssssssssssssss Shperndaje lajmin saimir tahiri 1 2 3 4 ne facebook, twiter, google+ etj.