Home / Feja / “Vëllezërit tanë na e bënë helm muajin e Ramazanit” 

“Vëllezërit tanë na e bënë helm muajin e Ramazanit” 


DOHA (AA) – Kameramani veteran i familjes Al Sani në pushtetin e Katarit, Muhammed Siddik Al Amadi, me fjalët “Vëllezërit tanë na e bënë helm ne muajin e Ramazanit”, ka reaguar ndaj bllokadës që disa nga vendet arabe të kryesuara nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) zbatojnë kundër Katarit, raporton Anadolu Agency (AA).
Al Amadi në moshën 64-vjeçare i cili ka kryer detyrën e kameramanit afërsisht për 30 vite për familjen Al Sani, ka folur për AA në lidhje me krizën mes vendeve të Gjirit dhe Katarit.
Pasi ka vënë në dukje se kjo krizë nuk është aspak e mirë për asnjërën nga palët, Al Amadi është shprehur se “Është dëshpëruese kryesisht që një krizë e tillë përjetohet në muajin e Ramazanit. Faktikisht muaji i Ramazanit është vetëm 30 ditë dhe njerëzit në këtë muaj duhet të kryejnë adhurime duke lënë mënjanë të gjitha problemet. Por fatkeqësisht aktualisht të gjithë janë të zënë duke menduar këtë problem. Kjo me të vërtetë është një gjë shumë e keqe. Vëllezërit tanë na e kanë bërë helm ne muajin e Ramazanit”.
“Këtë nuk e kanë kryer as kundër izraelitëve”
Pasi ka treguar një reagim të fortë që Arabia Saudite, EBA dhe Bahrejni kanë kërkuar nga qytetarët e Katarit të braktisin vendet brenda 14 ditësh, Al Amadi tha se ky vendim ka ndarë familjet dhe ka shtuar më tej se “Këtë as kundër izraelitëve nuk e kanë kryer. E bëjnë kundër nesh, muslimanëve. Nuk mund ta besoj këtë”.
“Aktualisht xhaxhai im dhe motra ime janë në Arabinë Saudite. Tashmë nuk do të mund ti takoj ata. Çfarë mund të bëj. Po të vizitoni aktualisht Arabinë Saudite thuhet se ‘nuk dëshirojmë para të Katarit’. Atyre që shkojnë në Mekë nga Katari për Umre i shprehen se ‘nuk mund të hyni’. Çfarë do të thotë kjo tani? Meka nuk i përket vetëm sauditëve, por të gjithë muslimanëve. Nuk mund të shpreheni kështu. Sepse këto janë vëllezërit e tu. A i harrove brenda dy ditësh?”, është shprehur Al Amadi.
Al Amadi ka bërë të ditur se janë lënduar shumë nga përjetimet dhe ka theksuar se “Nuk do të jetë kurrë e mundur që ne të harrojmë këtë. Nuk do të ishte shumë problem sikur këtë të na e kishte bërë ndonjë i huaj. Por si mund të harroj një gjë të tillë kur e bën vëllai im?”
“Nuk dëshirojnë të jemi të bashkuar”
Pasi është shprehur se SHBA-të dhe Evropa kategorikisht nuk dëshirojnë që vendet e Organizatës së Bashkëpunimit të Gjirit të jenë të bashkuara, Al Amadi, ka vazhduar më tej: “Kur ndodhesha në klasën e dytë në fillore kam lexuar një histori. Një i moshuar arab para se të ndërronte jetë mbledh 7 djemtë dhe në dorë iu vendos nga një shufër. Më pas i kërkon që ti thyejnë këto një e nga një. Sigurisht që të gjithë i thyen. Më pas i bashkon këto shufra dhe kërkon sërish thyerjen e tyre. Këtë herë askush nuk mundi t’i thyejë. Aktualisht është e njëjta gjë që po përjetojmë tani. Vendet perëndimorë nuk dëshirojnë që ne të jemi të bashkuar. Ne në vend të SHBA-ve duhet të kërkojmë ndihmë nga Allahu. Sepse i vetmi që ata do të ndihmojnë do të jetë Izraeli dhe asnjëherë nuk do të jemi ne. Nëse Allahu e dëshiron një gjë thotë ‘bëhu’ dhe ajo bëhet. Por qeveritë aktuale kanë frikë nga humbja e kolltukëve.”
Ndër të tjera kameramani veteran i familjes Al Sani ka shtuar se “teksa unë shëtisja Evropën me një vizë mos vallë tani do të jem i detyruar të ndërroj pasaportën për të shkuar në vendet vëlla?”
Duke uruar që brenda dy javëve vendet e Gjirit me Katarin të zgjidhin këtë çështje, Al Amadi ka shtuar: “Të mos presin nga ne që të hedhim në rrugë fëmijët tanë. Për shembull Jusuf el-Karadavi jeton këtu. E si mund ti themi këtij njeriu të moshuar ik nga këtu? Edhe në EBA ka disa njerëz që ne nuk i dëshirojmë. Ku në krye të këtyre ndodhet Muhammed Dahlan i cili ka bashkëpunuar me Izraelin dhe ka vrarë shumë palestinezë”.

The post “Vëllezërit tanë na e bënë helm muajin e Ramazanit”  appeared first on Mesazhi.

Check Also

Tregimi për djaloshin e verbër: A e falenderojmë Allahun qe na dhuroi shikimin dhe degjimin?

Një djalosh i verbër ishte ulur në shkallët e një ndërtese me kapelë në dorë, …