Home / Feja / Vdes duke lexuar Kur’an në Xhami (VIDEO)

Vdes duke lexuar Kur’an në Xhami (VIDEO)

Allahu, azze ue xhel, thotë: “O besimtarë! Kini frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” Ali Imran 102, dhe “Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!” Hixhr 99.

Prej ajeteve kuptojmë se Allahu i porosit robërit e Tij që të stolisen me petkun e devotshmërisë, të jetojnë si musliman dhe të vdesin vetëm si musliman. Nuk ka kënaqësi më të madhe për robin se sa të vdesë si besimtar në Zotin e tij dhe të jetë i kënaqur me fenë e tij. Kjo është rruga e vetme e cila e drejton kah lumturia e kësaj bote dhe asaj të amshueshmes dhe e shpëton prej brengave e pikëllimit të dyja botëve. A ka qenë dhe a do të jetë ky njeri i lumtur apo i pikëlluar do të dëshmojnë veprat e tij në fund. Asnjëri prej nesh nuk ka njohuri për qëllimet e zemrave të njerëzve, prandaj kur gjykojmë, gjykojmë sipas asaj çka e shohin sytë e tanë dhe sipas asaj se si shpërblehen veprat në fund të saj. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Veprat shpërblehen sipas përfundimit të saj.”

Dijetarët duke u bazuar në këtë hadith i kanë përcjellë shenjat e përfundimit të veprave dhe kanë konstatuar se ka shenja të përfundimit të mirë dhe shenja të përfundimit të keq, sipas asaj çka ka vepruar robi i Allahut: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” Zelzele 7-8.

Në rrjetet sociale është shpërndarë kjo video ku një person ndërron jetë ne xhami derisa ishte duket lexuar Kur’an…

Sa përfundim i mirë është ky..

Shperndaje lajmin Vdes duke lexuar Kur’an në Xhami (VIDEO) ne facebook, twiter, google+ etj.

Check Also

KMSH në konferencën “Roli i fetvasë në stabilitetin e shoqërisë”

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, merr pjesë në konferencën …