Home / Bota / Vazhdon kundërshtimi ndaj referendumit në Kurdistanin e Irakut

Vazhdon kundërshtimi ndaj referendumit në Kurdistanin e Irakut

Në vazhdën e kundërshtimeve të vazhdueshme ndaj mbajtjes së një referendumi separatist në rajonin e Kurdistanit të Irakut, kreu i Federatës së Shoqatës së turkmenëve irakianë, tha se mbajtja e një referendumi në Irakun e veriut do të çonte në luftë dhe masakra.

“Arabët, Shiitët, Turkmenët dhe madje edhe të krishterët në të gjithë Irakun, kundërshtojnë referendumin në Kurdistanin e Irakut, sepse në vend që të ndihmojë për të sjellë paqen, ai kontribuon në shkatërrimin e vendit” deklaroi Ajdin Bajatli, kreu i Federatës së Shoqatës së turkmenëve irakianë. Ndërkohë, sheiku Keis al-Khazali, sekretar i përgjithshëm i lëvizjes “Përkrahësit e Drejtësisë” në Irak, gjithashtu kundërshtoi idenë e një referendumi për ndarjen e rajonit të Kurdistanit, duke thënë se kjo lëvizje do të ndihmojë qeverinë irakiane për të ruajtur unitetin e vendit. Ai gjithashtu vlerësoi kundërshtimin e Parlamentit të Irakut ndaj planit për të mbajtur një referendum mbi ndarjen e rajonit të Kurdistanit dhe lavdëroi qëndrimet e mbajtura nga deputetët irakianë në lidhje me këtë çështje. Parlamentarët irakianë diskutuan dje dhe votuan kundër referendumit separatist në Kurdistan dhe kjo shkaktoi protesta nga anëtarët kurdë të parlamentit. Disa parti në rajonin kurd të Irakut, më 7 qershor, ranë dakord që më 25 shtator 2017 të mbajnë një referendum mbi ndarjen e Kurdistanit nga Iraku, por kjo çështje u kundërshtua me vendosmëri nga qeveria e Bagdadit, grupe të ndryshme irakiane dhe nga shumë vende të rajonit dhe të botës./ PT

Check Also

Si erdhi “Black Friday” në Kosovë (Video)

E premtja e zezë, apo e njohur në versionin origjinal …