Home / Bota / Turqia përshpejton punimet për sistemet e teknologjisë së telekomanduar të gjeneratës së re

Turqia përshpejton punimet për sistemet e teknologjisë së telekomanduar të gjeneratës së re

Nënsekretari i Industrisë së Mbrojtjes, Prof. Dr. Ismail Demir tha se sistemet inteligjente pa pilotë (të telekomanduara) kombëtare dhe të gjeneratës së re qoftë në tokë, qoftë në det, qoftë në ajër, do të rrisin edhe më shumë fuqinë e Turqisë.

Qendra e parë e Mendimit Teknologjik të Turqisë (STM ThinkTech) e krijuar nga Kompania e Inxhinierisë dhe Tregtisë së Teknologjive të Mbrojtjes (STM) zhvilloi panelin me titull “Ushtarët e Rinj të Botës që Digjitalizohet; Sistemet e Telekomanduara dhe Inteligjente”.

Në panel u shqyrtua kalimi (transformimi) i industrisë së mbrojtjes në inteligjencën artificiale dhe robotët gjeni me detyra dhe taktika të reja në platformën e telekomanduar.

Demir bëri të ditur se sekretaria ka përshpejtuar punimet për sistemet e telekomanduara në teknologjinë e mbrojtjes.

Nënsekretari i Industrisë së Mbrojtjes nënvizoi se sistemet robotike të gjeneratës së re shihen si një ndër aftësitë strategjike të rëndësishme, që duhet të zotërojnë ushtritë e fuqishme kundër luftëtarëve të të ardhmes dhe kërcënimeve të terrorit.

“Sistemet e telekomanduara dhe inteligjente, jo vetëm që do të sigurojnë një kontribut operacional të rëndësishëm duke filluar nga monitorimi me qëllim shërbimi informativ në vendet ku do të hyjnë para ushtarëve, do të bëjnë mbrojtje të afërt, do të mbështesin me zjarr, do të transportojnë municionet e ngarkuara në zonat e përleshjeve por do të përmbushin edhe detyrën e taktikës së çpërqendrimit të armikut. Sistemet inteligjente të telekomanduara kombëtare dhe të gjeneratës së re qoftë në tokë, qoftë në det, qoftë në ajër, do ti shtojnë edhe më shumë fuqi forcës së Turqisë” tha Nënsekretari i Industrisë së Mbrojtjes, Prof. Dr. Ismail Demir./ trt

Check Also

TREGIMI PËR NJË BURRË QË 15 VJET ISHTE I DURUESHËM ME GRUAN [lexojeni]

Shejh Salih el-Megamisi e rrëfen këtë tregim: “Thuhet se një burrë ia kishte kërkuar vajzën …