Home / Shëndetësi / Turqia leje pune mbi 87 mijë shtetasve të huaj në vitin 2017

Turqia leje pune mbi 87 mijë shtetasve të huaj në vitin 2017

Turqia ka lëshuar mbi 87 mijë leje pune për shtetasit e huaj në vitin 2017, bëhet e ditur sipas të dhënave nga Ministria e Punës dhe Sigurisë Sociale.

Në përgjithësi, ministria ka pranuar 100 mijë aplikime për leje pune vitin e kaluar dhe ka miratuar pothuajse 87 për qind prej tyre.

Të dhënat tregojnë se lejet për shtetasit sirianë përbënin 24 për qind të totalit të lejeve të punës të lëshuara për shtetasit e huaj, që paraqet grupin më të madh, konkretisht afër 21 mijë sirianë kanë filluar të punojnë në Turqi vitin e kaluar.

Ata pasohen nga gjeorgjianët me shtatë mijë e 317 leje, kirgizët me gjashtë mijë e 360, ukrainasit me pesë mijë e 761 dhe kinezët me katër mijë e 288.

Në vitin 2016, ministria kishte dhënë 73 mijë e 584 leje pune për të shtetasit e huaj.

Check Also

Kongresmeni amerikan: Jared Kushner mund të ketë organizuar vrasjen e gazetarit Khashoggi

Kongresmeni i Teksasit Joaquin Castro, anëtar i Dhomës së Punëve të Jashtme dhe Komitetit të …