Home / Lindja e Mesme / Turqia dënon konfiskimin e tokës private palestineze

Turqia dënon konfiskimin e tokës private palestineze

Turqia dënoi të martën një ligj të ri izraelit që legalizon dhjetëra vendbanime sioniste të ndërtuara në tokë private palestineze në Bregun e pushtuar Perëndimor, ndërsa një ministër i lartë qeveritar ishte për vizitë në Tel Aviv në udhëtimin e parë të tillë në shtatë vjet.

“Ne dënojmë fuqishëm miratimin e një ligji të Parlamentit të Izraelit që i jep miratimin e vendbanime të ndryshme të përbërë nga 4,000 njësi të ndërtuara në pronën private të palestinezëve, ” tha ministria e jashtme turke në një deklaratë.

Ministria tha se politika e ” papranueshme” e Izralit kundërshton rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe është duke “shkatërruar bazën për zgjidhjen me dy shteteve”.

Ligji i ri do të lejojë entiteti sionist që ligjërisht të përvetësoi tokën private palestineze.

Kritikët thonë se kjo do të legalizoi plaçkitjen e tokës edhe pse ligji izraelit e ka pranuar si pronë palestineze.

Reagimi i Ankarasë vjen nga Ministri i Turizmit, Nabi Avci i cili ishte për vizitë tek homologu i tij izraelit në Tel Aviv – në vizitën e parë nga një zyrtar i lartë qeveritar nga Turqia, që nga dëmtimi i marëdhënjeve në vitin 2010, kur komandosët izraelit sulmuan anijen turke me ndihma për Gazen.

Pas sulmit, i cili vrau 10 veprimtarë turq, të dy shtetet tërheqën përfaqësuesit e tyre nga kryeqytetet e tyre përkatëse, ndërsa marrëdhëniet rënë në nivelin më të ulët..

Në fund të muajit qershor të vitit të kaluar, pas bisedimeve të gjata të fshehta në vende të treta, Tel Avivi ka paguar kompensim, ofroi falje dhe i dha Turqisë leje për të dërguar ndihma në Gaza nëpërmjet porteve izraelite.

Turqia është një destinacion kryesor turistik për izraelitët, me dhjetëra mijëra vizitojnë çdo vit.

Burimi : AFP

Check Also

Marrëveshje kritike nga Turqia

Marrëveshja synon zhvillimin e mëtejshëm të rrjeteve të transmetimit të gazit ndërmjet Turqisë, Greqisë dhe …