Home / Troje Shqiptare / Kosova / Tubim anti-imperialist në qytetin e Aleksandrupolit në Greqi, kundër krijimit të bazës së re ushtarake të NATO-s

Tubim anti-imperialist në qytetin e Aleksandrupolit në Greqi, kundër krijimit të bazës së re ushtarake të NATO-s

Mesazh të qartë militant kundër planeve të qeverisë dhe SHBA-ve për të krijuar një bazë të re ushtarake për helikopterët e NATO-s në qytetin Aleksandropoli të Greqisë, por edhe kundër planeve të imperialistëve në rajonin e gjerë që lind rreziqe vdekjeprurëse për popujt, dërgoi popullata punëtore e rajonit që morri pjesë në protestën  e organizuar në qytetin e Aleksandrupolit nga Komitetet lokale të Paqes në Maqedoninë Lindore dhe të Thrakës, sindikatat punëtore dhe unione masive të rajonit, ditën e Diel, 11 shkurt, 2017.

Tubimi filloi me përshëndetjen e një ushtari nga njësi ushtarake e Aleksandrupolit, i cili ndër të tjera tha: “Ne nuk mundeshim të mungonim nga një protestë ku të thërrasin punëtorët, sindikatat e tyre, shoqata studentore dhe e nxënësve në të cilat jemi anëtare para se të shkonim ushtarë. Ne po demonstrojmë këtu që të mos vendoset këtu në qytetin e Aleksandrupolit baza ushtarake e helikopterëve të NATO-s”.

Më pas përshëndetje bëri Suha Ertekin, përfaqësuese e Komisionit të Paqes së Turqisë, e cila tha: “Sot, ne jemi këtu për të ngritur zërin tonë kundër NATO-s. (…) NATO është organizata terroriste më e madhe dhe më e organizuar në botë. (…) NATO nuk ka qenë kurrë një organizatë e sigurisë, siç vetëquhet. Ajo u themelua mbi bazat e agresionit. (…) Sot NATO po përpiqet të vazhdojë represionin e saj në vendet tona me plane të reja, me mjete të reja. Aleksandrupoli është nën kërcënimin e këtyre planeve. (…) Prania e NATO-s në Turqi vazhdon të jetë një kërcënim. Bazat që ekzistojnë vazhdojnë të funksionojnë dhe përdoren kryesisht për ndërhyrje imperialiste në Lindjen e Mesme. (…) Popujt dhe klasat punëtore duhet të ngrenë zërin e tyre edhe më fort. Armiku i popujve dhe i klasave punëtore janë klasat e tyre borgjeze dhe imperializmi. E vetmja mënyrë për të pasur një paqe të vërtetë është të përmbysim kapitalizmin”.

Në fjalimin e tij Nikos Papanastasis, kolonel në rezervë, anëtar i Këshillit Kombëtar të Komitetit Grek për Recesionin Ndërkombëtar dhe Paqen (EEDYE) dhe i Lëvizjes për Mbrojtjen Kombëtare, iu referua planeve imperialiste në rajonin e gjerë dhe në përfshirjen e Greqisë në to dhe vuri në dukje se “synimi për të instaluar baza ushtarake në Aleksandrupoli nuk është pa lidhje me zhvillimet në Ballkan, në kufirin e BE-së dhe Rusisë, Lindja e Mesme, Mesdheun Lindor, Afrikën e Veriut por dhe në rajone të tjera të planetit tonë, që vjen era barut.”

Ai iu referua përshkallëzimit të agresionit turk, duke vënë në dukje se lëvizja anti-imperialiste dhe paqësore nuk është indiferente, nuk është e qetë. “Përkundrazi, ne, të cilët militojmë brenda radhëve të saj i bëjmë thirrje gatishmërie dhe përgatitjeje klasës punëtore, jo vetëm popullit në Thrakës, Detit Egje, por në të gjithë vendin. I bëjmë thirrje punëtorëve, të papunëve, fermerëve të varfër dhe të vetë-punësuarve që jetojnë këtu në Aleksandrupoli, në Evro, jo për ti qetësuar ata, siç bën qeveria dhe partitë e tjera borgjeze, por për ti informuar ata, për të analizuar bashkë me ata këto zhvillime të rrezikshme në rajonin tonë. Është e rëndësishme të diskutojmë se cila duhet të jetë përgjigja jonë, përgjigjja e klasës punëtore, e popullit, nga pikëpamja e interesave tona”, tha ai.

I bëjmë thirrje oficerëve të Forcave të Armatosura dhe ushtarëve, tha ai : “Në asnjë rast nuk jeni të detyruar të derdhni gjakun tuaj për interesat e huaja në dëm të popujve.

Qëndrim i lëvizjes anti-imperialiste dhe paqësore është që detyra juaj e vetme duhet të jetë mbrojtja e paprekshmërisë së atdheut dhe e të drejtave sovrane të tij, bashkë me popullin tonë dhe jo kundër tij”. Ai shtoi se “patriotizmi origjinal popullorë nuk ka asnjë lidhje me aspiratat e BE-së, NATO-s që mbjellin luftën dhe shkatërrimin kundër popujve dhe rinisë”.

Duke përfunduar fjalimin e tij, ai denoncoi politikën e SHBA – BE si përgjegjëse për situatën në Ballkan dhe në rajonin e gjerë. Vuri në dukje nevojën e ruajtjes së kufijve, ashtu si ato u formuan pas Luftës së Dytë Botërore, respektimin e të drejtave të minoriteteve, ç bllokimin e Greqisë nga politika e NATO-s dhe BE-së. “Fajtori për situatën në Ballkan është politika e SHBA-ve dhe BE-së, konkurrenca midis tyre për të krijuar sfera influence dhe për të pushtuar tregje të reja.

Aktiviteti i lëvizjes anti-imperialiste paqësore, në drejtimin e përmbysjes së politikës që drejtpërdrejtë ose tërthorazi ngatërron vendin tonë në planet AmerikanoNATOike, përbën rrugë të vetme. Si për interesat e popullit tonë ashtu dhe për popujt e vendeve të Ballkanit, të Turqisë, të popujve të të gjithë rajonit” tha ai.

Kristo Trellis, anëtar i Këshillit Kombëtar të EEDYE (Komitetit Grek për Recesioni Ndërkombëtar dhe Paqes) paralajmëroi se “siç bëhet me bazat ushtarake Euro-Atlantike dhe selitë ushtarake që ekzistojnë për shumë vite në vendin tonë, ashtu edhe kjo bazë në qytetin e Aleksandrupolit do të përdoren për të përmirësuar pozitën e interesave të mëdha ekonomike në ndarjen e tregjeve që vjen nga grabitja e popujve dhe për tu forcuar pozita e NATO-s në konkurrencën e saj me qendrat e tjera imperialiste. (…) Çdo zhvillim që do të bëhet, siç predikojnë faktorë të ndryshëm lokal, me instalimin e bazës ushtarake të NATO-s ne i përgjigjemi se çdo dollarë që ata do të derdhin këtu tregun e qytetit janë dollarë të lyer me gjak”.

Duke iu referuar popujve të Greqisë dhe Turqisë, ai theksoi se “ata nuk kanë asgjë për të ndarë mes tyre. Përballen me të njëjtat probleme të shfrytëzimit kapitalist, vuajnë të njëjtat ankthe dhe interesi i tyre gjendet në zhvillimin e luftës së përbashkët për interesat e tyre, që të ketë themel paqja dhe miqësia që bazohet në respektin reciprok të kufijve, të së drejtave sovrane që përcaktohen nga Traktati i Lozanës. Armiku i vërtetë janë imperialistët dhe planet e tyre, shfrytëzuesit që na shohin si material konsumimi për fitimet e tyre”.

Dhe ai i bëri thirrje popullit që të luftojë dhe të kërkojë: Jo instalimit të bazës ushtarake të helikopterëve të NATO-s në Aleksandrupoli. Jo marrëveshjes së qeverisë me SHBA-të. Shkëputje të Greqisë nga planet dhe luftërat imperialiste. Jo politikës që i kthen minoritetet në një mjet të politikës imperialiste, – minoritet duhet të jenë urë miqësie mes popujve. Të mbyllet baza ushtarake në Sudha të Kretës dhe të gjitha bazat dhe selitë ushtarake. Të kthehen të gjitha forcat ushtarake nga operacionet e NATO-s dhe BE-së që janë jashtë vendit. Shkëputje nga NATO dhe BE, me popullin nikoqir në atdheun e tij.

Më pas u realizua një marshim militant në rrugët e qytetit i cili përfundojë jashtë selisë së Divizionit të 12-të të Këmbësorisë. Me parullat e tyre protestuesit denoncuan se “Imperialistët tokën e rindajnë, me gjakun e popujve kufijtë i shënojnë” dhe brohoritën “As toka as ujë për vrasësit e popujve”, “Ndaj imperializmit asnjë nënshtrim, popujt janë e vetmja superfuqi”. Në të njëjtën kohë, ata treguan pretendimin e tyre për “Aleksandrupoli port i popujve dhe jo fole e sulmit të imperialistëve”

 

14.02.2018

Check Also

Përvjetori i ditëlindjes së Alia Izetbegovicit

Përvjetori i ditëlindjes së Alia Izetbegovicit “Këtë që neve e quajmë Bosnjë, nuk është vetëm …