Home / Shëndetësi / Treni i Jetës!

Treni i Jetës!

Jeta është si një udhëtim me tren: Shpesh hypet e zbritet, ndodhin aksidente…ne disa ndalesa ndodhin surpriza te këndshme ne disa te tjera disa te pakendshme. Kur lindim dhe hypim ne tren takojme njerëz ne cilët besojme qe na shoqerojne pergjate gjithë udhetimit : Prinderit Tane..

Por fatkeqësisht e vërteta është komplet ndryshe: Ata zbresin ne një stacion dhe na lënë pa dashurinë dhe afeksionin e tyre, pa shoqërinë e tyre. Edhe pse shumë te tjerë hypin ne këtë tren dhe bëhen shumë te rëndësishëm për ne: Janë motrat vellezerit, miqte tanë dhe gjithë persona shumë te dashur për ne.

Disa nga këta qe hipin e konsiderojnë këtë udhëtim si një shetitje Disa te tjerë gjejne nga ky udhëtim vetëm trishtim. Ka nga ata qe hipin ne këtë tren me dëshirën e madhe për te ndihmuar ata qe kanë nevojë. Dikush le një shije te hidhur kur zbret, dikush hipen dhe zbret aq shpejt sa që vështirë te vëmë re prezencen e tij. Dikush na bën te habitemi kur zbret dhe na le të bëjmë këtë udhtim vetëm. Ka nga ata qe do dëshironim te udhetonim por qe vendi pranë tyre është i zënë. Por nuk duhet te shqetesohemi kështu është udhëtimi..plot me sfida, endrra,fantazi,shpresa…por pa kthim mbrapa. Kërkojmë te bëjmë këtë udhëtim ne mënyrën me te mirë te mundshme. Kërkojmë të shkojmë mirë me te gjithë ata qe bëjnë pjesë ne këtë udhëtim dhe kërkojmë me te miren nga ta. Kujtojmë qe ne këtë udhëtim ka nga ata qe do kenë nevojë për ne sikunder edhe ne për ata, qoftë edhe për një fjale te mirë..udhëtimi është i gjatë. Misteri i gjithë këtij udhëtimi është se asnjëherë nuk e dimë se kur do zbresim përfundimisht dhe gjithashtu se kur personat qe na shoqerojne do duhet ta bëjnë, sikunder edhe personi qe do kemi pranë nuk dimë se kur do ti duhet te zbresi. Unë mendoj se do me vij shumë keq kur te vij momenti qe do më duhet te zbres nga treni…jam i bindur. Ndarja me miqte qe kam takuar gjatë këtij udhëtimi do jetë e dhimbshme. Ndarja me njerzit me te dashur do jetë shumë e trishte por shpresoj qe herët a vonë te gjithë do zbresim ne stacionin qendror me një valixhe qe para se te niseshim nuk e kishim dhe ajo qe me bën te ndihem mirë është fakti qe kamkontribuar sadopak për te mbushur bagazhin e secilit.

Ju, miqte e mi mundoheni te bëjmë te pamunduren qe te jetë një udhëtim qe tia vlej. Të mundohemi qe kur te na duhet te zbresim të kemi lënë një vend bosh qe do të kujtohet gjithmonë me nostalgji dhe me kujtime te bukura për ata qe do duhet te vazhdojnë udhetimin pas nesh…..

Check Also

Filmi ‘Projekti i Shpresës’ me imazhe nxitëse për përmirësimin e jetës së refugjatëve [Video]

Filmi ‘Projekti i Shpresës’ i realizuar nga UNHCR përshkruan imazhe nxitëse që tregojnë se si …