Home / Feja / Tregim motivues: libri “të varfrit dhe njeriu”

Tregim motivues: libri “të varfrit dhe njeriu”

Ëndrra e vetme e një shkrimtari ishte që ta botonte librin e tij të titulluar “Të varfrit dhe njeriu” dhe për këtë qëllim mblodhi pasuri një periudhë derisa e arriti shumën e duhur.

Rrugës, duke shkuar për te shtëpia botuese që ta botonte librin e tij dhe të realizonte ëndrrën, takoi një fëmijë të varfër me fytyrë të heshtur si heshtja e Detit të Vdekur. Dukej qartë se ishte i uritur dhe e shikoi shkrimtarin me një shikim të mërzitur dhe i tha: “Xhaxha, a ke mundësi të më ndihmosh?! A mundesh që ta ndihmosh nënën time të sëmurë?! Nëna ime është e shtrirë në spital dhe e sëmurë nga varfëria dhe uria!”

Shkrimtari ia kthehu: Jo ore bir, nuk mundem të ndihmoj. Pasuria e tëra që e kam është që të botoj librin tim!

Djaloshi i tha: “E si titullohet libri yt?!”

Shkrimtari i tha: “Të varfrit dhe njeriu”.

Fëmija ia kthehu: “Ne jemi të varfër dhe ti je njeriu. Këtu mundesh ta botosh librin tënd, pra në jetën reale! Shkrimtar i vërtetë është ai që i mbush barqet e të varfërve e jo barqet e shtëpive botuese! Shkrimtar i vërtetë është ai që ndien për të varfrit e jo që shkruan për ta!!”

Shkrimtari heshti si një i vdekur!! Mendoi pak dhe tha: Biri im, eja të shkojmë në spital dhe ta botoj librin tim!!

Irfan JAHIU

Artikulli paraprakNjë mollë para se të flesh? Po, arsyet janë të mrekullueshme

Check Also

Urimi i myftiut të kosovës naim ef. Tërnava me rastin e festës së Bajramit të Fitrit

Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra! Po përcjellim muajin e Ramazanit, muajin më të veçantë, …