Home / Feja / Tregim motivues “Fëmijët janë si bima”

Tregim motivues “Fëmijët janë si bima”

Dy fqinjë jetonin pranë njëri-tjetrit. Njëri prej tyre ishte mësues në pension dhe tjetri ishte një agjent sigurimi i cili kishte shumë interes në teknologji. Të dy ata kishin mbjellë bimë të ndryshme në kopshtin e tyre.

Mësuesi i pensionuar u jepte një sasi të vogël uji bimëve të tij dhe nuk u kushtonte shumë vëmendje, ndërsa fqinji tjetër i interesuar në teknologji, u jepte ujë të bollshëm bimëve të tij dhe përkujdesej shumë për to.

Bimët e mësuesit të pensionuar ishin të thjeshta por dukeshin të mira. Bimët e agjentit të sigurimit ishin shumë më të plota dhe më të gjelbërta.

Një dimër, gjatë orëve të natës, ia behu një shi i madh dhe një erë e fortë për shkak të një stuhie që po afrohej. Të nesërmen, të dy fqinjët dolën për të inspektuar dëmtimet në kopshtin e tyre.

Fqinji i cili ishte agjent i sigurimit pa që bimët e tij ishin shkulur nga rrënjët dhe ishin shkatërruar plotësisht. Por, bimët e mësuesit të pensionuar nuk qenë dëmtuar fare dhe qëndruan të patundura.

Fqinji, agjenti i sigurimit, ishte i befasuar kur e pa kopshtin e mësuesit, ai shkoi tek ai dhe pyeti:

“Ne të dy mbollëm të njëjtat bimë së bashku, në të vërtetë unë kujdesesha për bimët e mia më mirë se ti për të tuat dhe madje u dhashë më shumë ujë. Megjithatë, bimët e mia dolën nga rrënjët, ndërsa tuajat nuk lëvizen. Si është e mundur?”

Mësuesi i pensionuar buzëqeshi dhe tha, “Ju i keni dhënë bimëve tuaja më shumë vëmendje dhe ujë, por për shkak të kësaj ata nuk kishin nevojë të kërkonin për të. Ti ua ke bërë rritjen më lehtë se ç’duhet për to.

Ndërsa unë u dhashë atyre vetëm një sasi të mjaftueshme uji dhe kështu rrënjët e tyre kërkonin gjithnjë e më shumë. Dhe, për shkak të kësaj, rrënjët e tyre shkuan më thellë dhe kjo e bëri pozicionin e tyre më të fortë.

Kjo është arsyeja pse mbijetuan bimët e mia”.

Morali: Kjo histori ka të bëjë me prindërimin ku fëmijët janë si bimë. Nëse gjithçka u është dhënë atyre, ata nuk do ta kuptojnë punën e vështirë që duhet për të fituar ato gjëra.

Ata nuk do të mësojnë të punojnë vetë dhe ta respektojnë atë. Ndonjëherë është mirë që t’i udhëzosh në vend që t’u japësh atyre.

Mësojuni atyre se si të ecin, por le ta ndjekin vetë rrugën e tyre.

Check Also

Kina drejt Europës Lindore, anëtarët e “16+1” të zhgënjyer, projektet nuk janë materializuar

Përpjekjet e Kinës për investime në Europën Lindore, po shihen nga këto vende si premtime …