Home / Bota / Transferimi i pjesëtarëve të ISIS nëpërmjet koalicionit amerikan

Transferimi i pjesëtarëve të ISIS nëpërmjet koalicionit amerikan

Burimet informative kanë njoftuar se koalicioni i kryesuar nga Amerika kundër ISIS, po bën transferimin e pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS nga rajoni Hesake për në verilindje të Sirisë.

Agjencia Sputnik e lajmeve ka publikuar fakte ku thuhet se helikopterët e koalicionit amerikan anti-ISIS, janë përgjegjës për transferimin e pjesëtarëve të këtij grupi terrorist nga rajoni Hesake në Siri. Faktet e filmuara janë transmetuar në Youtube dhe në Facebook. Një prej dëshmitarëve okularë në Hesake i ka thënë agjencisë Sputnik se banorët e këtij rajoni kanë vënë re uljen dhe ngritjen e vazhdueshme të helikopterëve amerikanë në një prej burgjeve të kësaj zone që kontrollohen nga kurdët. më shumë se 100 terroristë të ISIS që kryesisht janë shtetas të huaj janë transferuar nga rajoni Dejrul Zur i Sirisë për në këtë burg./ PT

Check Also

Çfarë kanë të përbashkët hëna dhe Burxh Halifa? (Video)

Të dyja janë lartë në qiell. Kohët e fundit, këto mrekulli qiellore dhe arkitekturore u …