Home / Bota / Tillerson: Ende shumë herët për të filluar një proces diplomatik me Korenë e Veriut

Tillerson: Ende shumë herët për të filluar një proces diplomatik me Korenë e Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, u shpreh të hënën se ishte ende shumë herët për të folur për një proces diplomatik me Korenë e Veriut, me të cilën Uashingtoni duhet gjithsesi të ndërmarrë diskutime, sipas gazetës “Washington Post”.

Tillerson, që nisi ditën e parë të javës në Kajro një turne vizitash në Lindjen e Mesme, ka marrë shkas nga një artikull i së përditshmes amerikane, ku citohej të dielën zëvendpresidenti Mike Pence se ishte i gatshëm për të nisur diskutimet me Phenianin.

Sipas gazetës, SHBA-ja do të vijojë të parashtrojë masa me ndikim në aspektin financiar të regjimit të Kim Jong-Un derisa ky i fundit të marrë masa të qarta denuklearizimi, megjithëse administrata Trump është tashmë e hapur për të nisur diskutimet me regjimin në mënyrë paralele me vijimin e ushtrimit të presioneve.

I pyetur në lidhje me këtë artikull, Tillerson iu përgjigj se është ende shumë herët për të folur për fillimin e një procesi diplomatik. /ATSH

Check Also

Vaji i peshkut kryen një tjetër funksion shumë të rëndësishëm në trupin tonë!

Peshku ka një përmbajtje të lartë të yndyrnave të shëndetshme si omega 3 acide yndyrore, …