Home / Shëndetësi / Theresa May në xhami: “Vizita e xhamisë një mundësi për të mësuar mbi Islamin”

Theresa May në xhami: “Vizita e xhamisë një mundësi për të mësuar mbi Islamin”

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May, mori pjesë në vizitën e xhamisë një aktivitet ky që po shtrihet për çdo vit e më shumë. Ajo përveç që ligjëroi, ajo ishte e veshur edhe me shami si shenjë respekti për besimin fetar Islam. May tha:”Vizita e xhamisë është një mundësi e mirë për të mësuar më shumë rreth Islamit dhe për të pohuar se Islami me të vërtet është fe e paqes”
Kësaj iniciatvie iu bashkun edhe shumë figura të tjera politike. Në mesin e tyre ishte edhe kryetari i Londrës Sadiq Khan. Ishte edhe kryetari i Partisë Laburiste Jeremy Corbin, por kishte edhe me dhjetëra mijëra vizitorë në më shumë se 200 xhami që ishin të hapura dhe mirëpritnin mysafir.

#VisitMyMosque është një ditë kombëtare ku mbi 200 xhami në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar mbajnë hapur dyert e tyre më 18 shkurt, që mirëpret të gjithë fqinjët nga të gjitha fetë. Ky aktivtet mbahet për të 4 herë radhazi. Këtë e ka organizuar Këshilli Musliman i Britanisë që ka mbi 500 xhami nën organizimin e saj.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Musliman të Britanisë, Harun Khan, tha në një koment për ngjarjen se këtë vit, numri më i madh i xhamive u hapën për publikun në Britani nën sloganin “Dyer të Hapura, Xhami të Hapura, Komunitete të Hapura”.

Check Also

Video: Allahu ekber !!! A është e mundur kjo? me një frymë… Globi Islam

Allahu ekber !!! A është e mundur kjo? 😮 me një frymë… ☆ ☆