Home / Feja / Tërë bota po e shijon këtë pamje: Kufiri mes Oqeanit Paqësor dhe Atlantik ju lë pa frymë (Video)

Tërë bota po e shijon këtë pamje: Kufiri mes Oqeanit Paqësor dhe Atlantik ju lë pa frymë (Video)

Në vendin ku takohen ujërat e Oqeanit Paqësor dhe atij Atlantik, te kepi Horn, turistët kanë xhiruar një video mbresëlënëse nga një anije, ku kufiri në mes dy oqeaneve dukshëm vërehet, si në hartat gjeografike, duke lënë përshtypje se ujërat  nuk përzihen.

Një xhirim shumë atraktiv është bërë në pikën më jugore të Amerikës Jugore, e që është shfaqur edhe në YouTube.

Mirëpo, kufiri mes dy oqeaneve është vetëm për një kohë shumë i qartë, sepse prapë ujërat përzihen, por kjo përzierje zgjat pak më shumë se që ne mendojmë, kanë shpjeguar ekspertët.

Në mënyrë që ujërat të përzihen për disa centimetra, atyre u duhet disa ditë, sepse për këtë sasi të ujit vlen i njëjti mekanizëm si edhe për lëngjet tjera: difuzioni i dy lëngjeve dhe agjitacioni fizik.

Difuzioni, ose më saktësisht shpërndarja e lëngjeve është jashtëzakonisht më e ngadalshme, kështu që gjatësia e procesit në oqeane varet nga agjitacioni fizik, që është përzierje e valëve, energjisë dhe erërave.

Gjithashtu edhe dendësia e oqeanit mund të ketë ndikim në formimin e këtij “kufiri”, për shkak të dallimit të kripës, dhe pastaj këtu hynë edhe ujërat e ftohta nga akullnajat e shkrira, lumenjtë e mëdhenj që hyjnë dhe një sasi e baltës në oqean e ndryshojnë dendësinë dhe ngjyrën e oqeanit.

Check Also

Imami i Qabesë ka një lutje të veçantë për Presidentin Tramp dhe Mbretin Selman

Në New York, nga data 16 -17 shtator është mbajtur konferenca e Rabitës, të titulluar …