Home / Feja / Të gjithë kemi frikë nga diçka.

Të gjithë kemi frikë nga diçka.

Të gjithë kemi frikë nga diçka.
 

Kemi frikë nga e panjohura, nga e ardhmja.

Madje edhe e shkuara na përndjek aq shpesh saqë kemi frikë se mos bëjmë sërish të njëjtat gabime.

Disa nuk e dinë as vetë se nga çfarë kanë frikë, e disa të tjerë kanë frikë nga vetë frika.

Përherë pyes veten se cila mund të jetë frika ime më e madhe dhe po ashtu edhe për arsyen se pse duhet ta kem atë frikë.

Për çudi, pyetjes time i përgjigjem po me pyetje.

Si mund të kem frikë unë?

Kur Zoti është gjithmonë me mua, si mund të kem frikë?

Kur unë i mbështetem Atij dhe kur besoj se asgjë s’mund të ndodhë pa dëshirën e Tij, atëherë si mund të kem frikë?

Si mund ta kem frikë këtë botë, kur Ai e ka krijuar atë për ne, që të jetojmë të qetë në të?

Si mund të kem frikë?

Sa herë që ndjej frikë, e përmend Zotin dhe ia përkujtoj vetes se sa shumë e besoj dhe e dua Atë.

E kundërta e frikës nuk është paqja, por guximi dhe dashuria.

Asgjë s’mund të na dëmtojë nëse ne besojmë fort se Zoti është Ai që ka në dorë gjithçka e gjithkënd.

Sa herë që ndjen frikë, guxo ta duash e të mbështetesh tek Zoti yt!

Nga: ©HijabIsMyPrideAlbania

Check Also

Diva e botës arabe këngë në mbështetje të Palestinës dhe Jeruzalemit: ‘Deri kur o Zot’

Artistja libaneze, Feyruz e cila njihet si diva e botës arabe, e mbështeti Palestinën dhe …