Home / Feja / Ta dish që çdo gjë që ndodh është për të mirën tënde

Ta dish që çdo gjë që ndodh është për të mirën tënde

Tregohet se një burrë I moshuar, po udhëtonte me të birin drejt një qyteti të largët. Atyre u duheshin dy ditë rrugë për të mbërritur në destinacion.

Me vete kishin gomarin dhe plaçken. Here pas here, burri I moshuar pëshpëriste as sa e dëgjonte dhe I biri: “Zoti na ruajt nga më e keqja”

Teksa vazhdonin rrugëtimin e gjatë, gomarit I thyhet njëra kembë në mes të rrugës. I moshuari tha : “Zoti na ruajt nga më e keqja”.

Të dy morën plaçkëat në krahë dhe vazhduan rrugën. Pasi kishin përshkruar goxha udhë, të moshuarit I thyhet këmba dhe e kishte të pamundur të ecte. Ai u mbështet në supet e të birit të cilit I pëshpëriti: “Zoti na ruaj nga më e keqja”.

Përveç që duhej të mbante të atin, djaloshit të ri I duhej të mbaj dhe placket. Teksa vazhdonin rrugën, I riu pickohet nga një gjarpër. Ai u shtri përtokë nga dhimbja sakaq I ati iu afrua dhe I tha : “Zoti na ruajt nga më e keqja.”

Këtu I biri se përmbajti dot veten dhe tha: “E çfarë qenka më e keqe se kaq?!”

Pasi u pëermirësua pak, baba e bir morën udhën drejt destinacionit, sigurisht ishin vonuar shumë për shkak të peripecive. Kur mbërritën në qytet, ata u befasuan me atë që u shihnin sytë.

Qyteti ishte goditur nga një tërmet I fuqishëm, I cili e kishte rrënuar të tërin. I moshuari, e pa të birin në sy dhe I tha:” O bir! Nëse nuk do na kishin ndodhur gjithë ato peripeci gjatë udhës, do të kishim mbërritur në kohë dhe sigurisht, do na kishte ndodhur më e keqja, do ishim nën rrënoja tani.

Check Also

Alkooli vret më shumë adoleshentë se sa të gjithë drogërat bashke

Sipas, Addaction, alkooli është faktori më i madh i rrezikut për vdekjen, për moshat midis …