Home / Op/Ed / Ta ‘balizosh’ fenë, mëkat rrjedhës edhe pasi të kesh vdekur! (1)

Ta ‘balizosh’ fenë, mëkat rrjedhës edhe pasi të kesh vdekur! (1)

Prej njohurive themelore që kap një njohës feje është dallimi mes ‘të diturit për fenë’ dhe ‘të kuptuarit e saj’! Hadithi profetik sqaron se të kuptuarit e fesë është dhuratë e cila ‘atyre që Zoti do, u jep’ dhe jo çdo secilit. Pastaj edhe sikur të mos e kuptojë fenë dikush edhe mund të shkojë në Parajsë me njohje solide! Por të vepruarit për fenë, pa e kuptuar fenë edhe me gjithë njohurit e shumta për fenë është konsideruar shkatërruese e ‘fesë’ (kupto imazhit të fesë).

Zoti në Kuran thotë :
“Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë!”.(Nahl, 125)
Nga kjo pjesë e Kuranit nxjerrën tre urdhëresa bazike:
– Thirrja në rrugë të Zotit
– Me urtësi – mençuri dhe këshillë të bukur dhe
– Përzgjedhja e metodës me të mirë – përshtatshme.

Në hadith profeti Muhammed thotë: ‘’Zoti është i bukur dhe e do te bukurën’’ ; pastaj: “Zoti ka mbishkruar të bukurën dhe perfekten mbi të gjitha sendet” dhe një tjetër hadith thotë: ”O njerëz! Ka prej jush që i largojnë dhe ftohin njerëzit nga feja.

Ndryshe nga myslimanët që i shërbejnë kauzës islame në këtë kohë, profeti dhe shokët e tij akuzoheshin për modernist dhe përparimtar. Imagjino profeti Ibrahim konsiderohet i pari që është marrë me observime astronomike e profeti Muhammed i pari që ka udhëtuar në gjithësi, ndërsa diskutimet tona në diskursin fetar janë tejet primitive madje edhe për këto dy ngjarje.

Si mund të flas dikush për vlerën e diturisë, kur gjatë ligjërimit të tij qartë e manifeston mungesën e diturisë në vete të tij. Ose si mund t’u ‘bërtas’ komunitetit të tij një imam për ‘leximin’ kur vet nuk lexon së paku 52 libra në vit! T’u flasë një komuniteti që ose janë me master ose rrugës për të tillë dhe të mos e ndjejë presionin e ngritjes së vetës në aspektin intelektuale (jo domosdo titujt shkencor) është më shkatërruesja për fenë.

Dhe më e tragjikja, jo rrallë herë cak i vërejtjeve të një thirrësi janë edhe politikanët e qysh i bëhet që së paku një prej tyre është aq i ditur që gati asnjë prej thirrësve nuk i afrohet.

Nuk i bëhet të jetë kështu! Ne thirrësit Islam duhet të jemi shqiptarët më të ditur siç ka qenë astronomi i parë shqiptar Hoxhë Hasan Tahsini (krahas tjerave), apo Hoxhë Hasan Musurica i pari nga shqiptarët që ndërtoi fluturake e të tjerë!

Vijon …!

 

Autor: Gentian Jetishi

Check Also

Si duhet të besojmë tek Allahu?!

Si duhet të besojmë tek Allahu Ne e pranojmë bindshëm me zemrat tona dhe e …