Home / Shëndetësi / Surja Kaf: 1-11

Surja Kaf: 1-11

50:1.    Kaf. Pasha Kur’anin e lavdishëm (do të ringjalleni).

50:2.    Por jo, ata u çuditën që u erdhi i dërguari (qortues) nga mesi i tyre, andaj jobesimtarët thanë: “Kjo është diçka shumë e çuditshme.

50:3.    A pasi të vdesim e të bëhemi dhé (do të kthehemi në jetë)? Ai kthim është larg (mendjes e mundësisë)!”

50:4.    Ne dimë se ç’pakëson (ç’tret) toka prej tyre. Te Ne është edhe libri që ruan çdo gjë (numrin e tyre, emrat, pjesët e trupit).

50:5.    Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur ajo u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme.

50:6.    A nuk shikojnë ata me vëmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti.

50:7.    Edhe tokën se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura.

50:8.    (I bëmë ashtu) Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen (te Zoti).

50:9.    Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe me të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra që korren.

50:10.   Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me fruta të paluara njëri mbi tjetrin.

50:11.   Ushqim për njerëz, dhe me të, Ne e ngjallëm tokën e vdekur, e kështu do të jetë edhe ringjallja.

Check Also

Surja Merjem: Burimi i spiritualitetit në familje

Dr. Mohannad Hakim Martesa, krijimi i familjes, lindja dhe rritja e fëmijëve, janë të gjitha …